By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski: Mjekët nuk janë të motivuar që të punojnë në vendet më të vogla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski: Mjekët nuk janë të motivuar që të punojnë në vendet më të vogla
Maqedoni

Klekovski: Mjekët nuk janë të motivuar që të punojnë në vendet më të vogla

admin
Last updated: 21/02/2025 17:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Një punonjëse shëndetësie në Ortopedi që deshi të mbetet anonime, ankohet se edhe pas 8 vitesh punë, ende nuk ka vendim. Shpreson se do të punësohet dhe nuk do të detyrohet që të largohet nga vendi për shkak se me pagën minimale që e merr mezi arrin që ta kalojë muajin.

-Kur nuk ke sigurim shëndetësor dhe pensional, stazhi nuk ec, kjo që është më e rëndësishmja për mua. Duke pasur parasysh moshën time, shpresoj se do të bëhet dhe do të qëndroj këtu.
-Sa është paga bazë?
-Pagë minimale. Të gjithë e dinë, në këtë kohë si është me pagën minimale, sa mundesh që të…

Dhe pikërisht për shkak të rasteve të tilla, vazhdimisht e më alarmante janë të dhënat se nga vendi për në vendet europiane largohen edhe mjekë edhe infermieret. Me këtë gjë, jo vetëm që po ulet kuadri mjekësor te ne, por për shkak të largimit të kuadrit profesional duhet të punësohet kuadër tjetër që nuk ka përvojë.

“Në nivel vjetor mesatarisht largohen 250 mjekë në vendet perëndimore europiane, ndërsa numri i kuadrove profesionale mjekësore me arsim të mesëm është dyfishuar, mbi 400-500 personel mjekësor me shkollë të mesme. Ndërsa në lidhje me numrin se sa na nevojitet kuadër, ne në Sindikatë bëmë një statistikë, d.m.th. numri është marramendës numri prej rreth 1.900 të kuadrit mjekësor me shkollë të mesme na mungon në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, rreth 900 specialistë dhe mjekë të mjekësisë së përgjithshme”, tha Bobi Bojçevski.

Por sipas drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, problemi me mungesën e mjekëve është fakti që ata nuk duan të punojnë në vendet më të vogla dhe nuk pranojnë të jenë mjekë amë. Si shembull e përmendi Dibrën ku ka mjekë të papunë, por që nuk pranojnë të punojnë atje.

“Ka edhe probleme kulturore, megjithatë në sistemin për shpërblime ka defekte në bazë të njerëzve që nuk janë të motivuar që të mbeten në vendet e vogla. Ja në Dibër ka 10 mjekë të papunësuar, ndërsa ka vende të zbrazëta pune si mjek amë. Por nuk duan njerëzit më që të punojnë si mjekë amë për shkak se ajo pozitë është e nënvlerësuar nga aspekti i të hollave”, tha Sasho Klekovski.

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, konfirmoi se ka mungesë të mjekëve dhe përsëri premtoi se do të ketë punësime. Tha se gjatë muajve në vijim do të punësohen 300, ndërsa deri në fund të vitit edhe 300 specializantë tjerë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lladrovci: Rezistenca e Shaban Polluzhës kundër komunizmit ishte e para e këtij lloji në Europë
Next Article Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?