By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në
Shqipëri

Integrimi i Shqipërisë, mbahet në 18 Mars Konferenca e katërt Ndërqeveritare me BE-në

admin
Last updated: 21/02/2025 17:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria po vijon avancimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, teksa më 18 mars do të zhvillohet Konferenca e Katërt Ndërqeveritare me BE-në. Gjatë kësaj faze, do të hapen zyrtarisht negociatat për dy kapituj të rëndësishëm: Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca.

Lajmin e bëri të ditur shefi i diplomacisë polake, Radoslaw Sikorski gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.

“Ne shpresojmë që të hapim një grup-kapitull të ri të negociatave me Shqipërinë në një konferencë ndërqeveritare që do të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe po ashtu vijimin e negociatave edhe me Malin e Zi. Zgjerimi është një proces me përfitime të dyanshme, si për shtetet kandidate dhe për ato anëtare të BE-së. Po ju jap si shembull shifrat në rritje të tregtisë mes Gjermanisë dhe Polonisë që nga koha kur ne u bëmë shtet anëtar. Tregtia mes nesh u rrit me 8 herë”, tha Radoslaw Sikorski.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit, duke e afruar Shqipërinë më pranë objektivit të saj për anëtarësim të plotë në BE.

Kujtojmë që Konferenca e Tretë Ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor në Bruksel, ndërsa tani pritet të vijojë procesi me hapa konkretë në fushën e ekonomisë dhe konkurrencës.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klekovski: Mjekët nuk janë të motivuar që të punojnë në vendet më të vogla
Next Article Ndryshimi drastik i Ariana Grandes, fansat në panik për gjendjen shëndetësore të artistes: Ajo po vdes dhe askush nuk po e shikon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?