By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska i reagon BDI-së: Urimi për Pavarësinë e Kosovës është dërguar nëpërmjet MPJ-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska i reagon BDI-së: Urimi për Pavarësinë e Kosovës është dërguar nëpërmjet MPJ-së
Maqedoni

Siljanovska i reagon BDI-së: Urimi për Pavarësinë e Kosovës është dërguar nëpërmjet MPJ-së

admin
Last updated: 21/02/2025 19:05
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Zyra e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova ka reaguar ndaj njoftimit të BDI-së, se presidentja e vendit nuk ka dërguar urim me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Nga Kabineti i Siljanovskës thonë se në përputhje me praktikën diplomatike, presidentja përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, i ka dërguar letër urimi homologes së saj, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, më 17 shkurt 2025.

“Për kabinetin qeveritar është e papranueshme që BDI-ja përmes shpërndarjes së informatave të rreme dhe të paverifikuara dhe nxjerrjes së konkluzioneve të pabaza po tenton të dëmtojë reputacionin dhe besueshmërinë e presidentes Siljanovska-Davkova”.

“Konfirmim se kjo nuk është shkelje diplomatike, e aq më pak cenim i fqinjësisë së mirë, është pranimi i ftesës së Presidentes Siljanovska-Davkova për të marrë pjesë në pritjen ceremoniale të festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që po organizohet sonte nga Ambasada e Kosovës”.

“Në interes të informimit objektiv të publikut dhe për të parandaluar manipulimin e qytetarëve, po jua bashkangjisim tekstin e plotë të urimit të dërguar me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin nga zyra e Siljanovskës.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Së pari përfundim i negociatave, pastaj ndryshimet kushtetuese
Next Article Popov: ASHAM nuk i takon vetëm popullit maqedonas por është akademi e të gjithë popujve që jetojnë në vend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?