By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Besa Ademi dhe Afrim Fidani në garë për kryetar të Gjykatës Supreme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Besa Ademi dhe Afrim Fidani në garë për kryetar të Gjykatës Supreme
MaqedoniTOP LAJM

Besa Ademi dhe Afrim Fidani në garë për kryetar të Gjykatës Supreme

admin
Last updated: 22/02/2025 10:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Besa Ademi dhe Afrim Fidani janë dy gjykatësit suprem të cilët janë paraqitur në konkursin për kryetar të Gjykatës Supreme. Ademi synon edhe një mandat, ndërsa Fidani synon të vjen në krye të hierarkisë gjyqësorë falë mbështetjes që pretendon se e gëzon nga gjykatës të caktuar.

Kandidatura e Besa Ademit vjen pas një mandati ku ajo u ballafaqua me presione, kërcënime dhe iniciativa për shkarkim. Këshilli Gjyqësorë, anëtare e të cilit organ është edhe Ademi kishte ngritur procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë ndaj saj vetëm për faktin se ajo nuk refuzoi që përmes qëndrimit parimor të kthen në fuqi abolimin e ish presidentit Gjorge Ivanov nga viti 2016, veprim ky që ish kryeministrit Nikolla Gruevski do t’i pastronte dosjen penale dhe do t’i mundësonte kthimin në shtet.

Për qëndrimin e saj, Ademi mori edhe mbështetjen e ambasadores amerikane Angela Aggeler, ndërsa për transparencën e treguar me opinionin, Ademi mori mbështetje edhe nga misioni vlerësues i BE-së në raportin e të cilëve është konstatuar se transparenca në këtë gjykatës dhe jo vetëm është rekomandimi kyç për të cilin duhet punuar shumë. Emri i saj u lakua edhe në takimin mes ambasadorit të Holandës dhe kreut të BDI-së, Ali Ahetmi të cilit ju tha në mënyrë të prerën që të mos i fus duart në Gjykatën Supreme.

Besa Ademi karrierën e saj e ka filluar si bashkëpunëtore profesionale ndërsa më pas zëvendëse e Avokatit të Popullit. Në vitin 2004 u zgjodh gjykatëse në Apel ndërsa më pas në Supreme. 13 vite më vonë, në vitin 2021 u zgjodh kryetare e Supremes.

Gjykatësi Afrim Fidani karrierën e tij si gjykatës e ka filluar në vitin 2011 duke u zgjedhur drejtpërdrejtë në Apel. Paraprakisht kishte punuar si avokat. Në viti 2017 u zgjodh gjykatës në Supreme. Fidani ishte pjesë e trupit gjykues në lëndën “ryshfeti” kundër ish kryeministrit Zoran Zaev.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në ministrinë amë
Next Article VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?