By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Teknologji

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

admin
Last updated: 27/02/2025 09:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Përdoruesve të pajisjeve Android u rekomandohet të jenë të kujdesshëm, pasi rrezikon një kërcënim nga një aplikacion i ri keqdashës.

Aplikacioni Finance Simplified, i cili mund të shkarkohej nga dyqani Google Play, ishte në fakt një softuer i maskuar keqdashës. Aplikacioni është shkarkuar më shumë se 100 mijë herë dhe e ka marrë formën e një aplikacioni legjitim financiar për huadhënie.

Finance Simplified i përket familjes së viruseve SpyLoan dhe ka arritur të kalojë mbrojtjen e Google Play, sepse në skedarin e tij APK nuk kishte kod keqdashës. Në vend të kësaj, përdorte komponentin WebView për të drejtuar përdoruesit në faqe të jashtme interneti, ku ndodhte mashtrimi konkret.

Aplikacioni paraqitej si një mjet për huadhënie të shpejtë online, pa procedura të komplikuara.

Megjithatë, kur përdoruesi merrte hua, aplikacioni ngarkonte interesa shumë të larta. Për më tepër, Finance Simplified kërkonte leje të ndryshme, duke përfshirë qasje në fotografi private dhe të dhëna të tjera të ndjeshme që mund të përdoren për shantazhimin e viktimave.

Google ka konfirmuar se aplikacioni Finance Simplified është hequr nga dyqani Play dhe i ka sugjeruar përdoruesve të mbështeten në Google Play Protect, i cili automatikisht detekton dhe bllokon softuerin keqdashës, madje edhe nëse ai është shkarkuar nga dyqane të jashtme aplikacionesh.

Përdoruesve u rekomandohet, nëse e kanë instaluar Finance Simplified, që të fshijnë menjëherë aplikacionin nga pajisja e tyre; të kontrollojnë lejet që u kanë dhënë këtij dhe aplikacioneve të tjera; të ndryshojnë fjalëkalimet për shërbimet e rëndësishme dhe të ndjeshme që përdorin, veçanërisht ato që lidhen me llogaritë bankare.

You Might Also Like

Shkencëtarët zviceranë testojnë robotin që mund të kërkojë jetë në Mars

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Zbulohen detajet e para për Honor 600 Pro

Muskujt artificialë të fuqizuar nga ajri mund t’i ndihmojnë robotët të ngrenë 100 herë peshën e tyre

Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident në rrugën Prilep – Manastir, humb jetën një person
Next Article Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?