By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Raporti i FMN konfirmon se ekonomia e vendit tonë vazhdon të jetë e pasigurt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Raporti i FMN konfirmon se ekonomia e vendit tonë vazhdon të jetë e pasigurt
Maqedoni

BDI: Raporti i FMN konfirmon se ekonomia e vendit tonë vazhdon të jetë e pasigurt

admin
Last updated: 27/02/2025 10:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Raporti më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 2025 e ka bërë të qartë atë që qytetarët e ndjejnë çdo ditë: inflacioni po rritet sërish dhe standardi i jetesës është përkeqësuar ndjeshëm.

Në janar të këtij viti, inflacioni arriti në 4.9%, duke shënuar një rritje alarmante nga niveli më i ulët prej 2.2% që ishte regjistruar në gusht të vitit të kaluar.

Kjo do të thotë çmime më të larta për ushqimet bazë dhe për të gjitha nevojat jetësore, duke rënduar më shumë mbi familjet, të cilat tashmë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

Pa masa administrative dhe kontrolle të çmimeve, ushqimet janë bërë  të papërballueshme, ndërsa qeveria e paaftë vazhdon të shpërfillë krizën që ka goditur shtresat më të varfra të shoqërisë.

Ky realitet bëhet edhe më i rëndë teksa po hyjmë në muajin e shenjtë të Ramazanit, kur qytetarët nuk kanë kushtet minimale për të ushqyer familjet e tyre?

Raporti i FMN-së konfirmon gjithashtu se ekonomia e vendit tonë vazhdon të jetë e pasigurt dhe e ndikuar nga politika të gabuara.

Mungesa e rritjes së produktivitetit vetëm sa e ka thelluar krizën ekonomike dhe ka shkaktuar humbje të konkurrencës.

Edhe investimet publike janë në nivele të dobëta, duke lënë projekte kyçe, si Korridori 8, të ngecura, ndërkohë që qeveria jep përparësi projekteve që i shërbejnë interesave të ngushta dhe jo zhvillimit.

BDI e ka paralajmëruar që në fillim se kjo qeveri është e paaftë dhe e papërgjegjshme.

 Sot, qytetarët po përballen me faturën e dështimeve të saj: rritje çmimesh, pasiguri ekonomike dhe një mungesë totale e mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë.

Në këtë kohë të rëndë për qytetarët tanë, kërkojmë nga qeveria që të marrë masa urgjente për të ndihmuar familjet që mezi përballojnë shpenzimet bazë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhunohet një grua në Obiliq, i dyshuari në arrati
Next Article Temperatura pozitive të mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?