By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPJ: Nëntë ambasadorë janë njoftuar për përfundim të mandatit, të pasakta informacionet e publikuara në një pjesë të portaleve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPJ: Nëntë ambasadorë janë njoftuar për përfundim të mandatit, të pasakta informacionet e publikuara në një pjesë të portaleve
Maqedoni

MPJ: Nëntë ambasadorë janë njoftuar për përfundim të mandatit, të pasakta informacionet e publikuara në një pjesë të portaleve

admin
Last updated: 27/02/2025 11:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Lidhur me informacionet që këtë mëngjes janë publikuar në një pjesë të internet potaleve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informuan se bëhet fjalë për konstatime të pasakta, të cilat nuk korrespondojnë fare me gjendjen faktike, njftoi MPJ-ja pasi që një pjesë e mediave këtë mëngjes publikuan se janë revokuar tetë ambasadorë.

“Sa i përket procedurës për tërheqjen e një numri të caktuar ambasadorë, ju njoftojmë se Ministria është në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me Kabinetin e Presidentes së Shtetit. Nëpërmjet sistemit zyrtar të komunikimit të brendshëm, deri më tani nëntë ambasadorë janë njoftuar për përfundimin e mandatit të tyre. Në periudhën e ardhshme presidentja pritet të nënshkruajë dekretet për tërheqjen e tyre”, thonë nga MPJ.

Ministria thekson se i gjithë koordinimi dhe komunikimi institucional, përfshirë atë me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, bëhet ekskluzivisht përmes një sistemi të brendshëm të mbrojtur dhe jo përmes postës elektronike.

Ata theksojnë se kohët e fundit në rrjetet sociale dhe në disa media po shfaqen shpesh foto të fabrikuara dhe të pasakta të komunikimit të pretenduar me e-mail mes punonjësve të Ministrisë.

“Për zbardhjen dhe përpunimin e duhur të këtyre dukurive, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme tashmë ka paraqitur një raport dhe ka kërkuar ndërhyrje nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë MPB-së”, thotë Ministria.

Në këtë rast Ministria u bën thirrje mediave para publikimit të çdo informaconi të ndërlidhur me kompetencat dhe punën e Ministrisë, që parapakisht ta verifikojnë origjinalitetin dhe besueshmërinë.

Më parë mediat raportuan se ambasadorët Meto Beleski, Bruksel, Katerina Stavrevska, Londër, Zeqir Ramçiloviq, Podgoricë, Pajo Aviroviq, OSBE, Emil Kërstevski, Pragë, Jakup Rexhepi, Sarajevë, Agneza Rusi, Sofje, Xhenk Sejfulla, për shkak të mosplotësimit të nenit 39 të Ligjit për punë të jashtme, për shkak se nuk i kanë përfaqësuar tezat e tyre diplomatike para Komisionit parlamentar për politikë të jashtme përpara se të emërohen si ambasadorë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjithsej 3.035 të sëmurë nga gripi, rritje prej 11,3 për qind në krahasim me javën e kaluar
Next Article VLEN: Kocevski rrënoi besimin e qytetarëve në Drejtësi, ai duhet të shkarkohet menjëherë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?