By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit
KronikaMaqedoni

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

admin
Last updated: 27/02/2025 13:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një tentativë për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut, gjatë një operacioni të realizuar në kufirin lindor të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, më 26 shkurt 2025, rreth orës 20:00, njësia e Task Forcës ka marrë informacione për një automjet, të dyshuar se po transportonte mallra të kontrabanduara përmes rrugëve malore.

Automjeti i dyshuar, një Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, u ndalua dhe u kontrollua.

Gjatë kontrollit, dyshohet se mallrat që po transportoheshin ishin të kontrabanduara dhe përdoreshin për një postë të shpejtë.

“Në momentin e ndalimit, personat e dyshuar që ndodheshin në automjet kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë, duke shkaktuar lëndime trupore dhe dëmtuar një automjet zyrtar. Për shkak të këtij incidenti, autorët janë arrestuar dhe janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, ka njoftuar policia.

Një nga të arrestuarit kishte qenë i arrestuar disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me institucionet e drejtësisë.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për luftimin e kontrabandës dhe të gjitha formave të krimit, duke siguruar rend dhe ligj në kufijtë e vendit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AUV: Asgjësohet 1980 kilogramë mish i pasigurt
Next Article Raporti për aksidentin hekurudhor në Greqi: Tash për tash një material i panjohur shkaku i mundshëm për topin e zjarrit pas aksidentit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?