By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit jep dorëheqje të parevokueshme, Qyteti i Shkupit thotë se ai është shkarkuar para tre muajsh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit jep dorëheqje të parevokueshme, Qyteti i Shkupit thotë se ai është shkarkuar para tre muajsh
Maqedoni

Zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit jep dorëheqje të parevokueshme, Qyteti i Shkupit thotë se ai është shkarkuar para tre muajsh

admin
Last updated: 27/02/2025 16:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajkovski përmes një postimi në Fejsbuk ka bërë të ditur se jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra.

Dorëheqjen, siç thekson ai e bazon për shkak të jokonzistencës së politikave publike, jokonzintencës në departizimin e ndërmarrjeve publike, jokonzistencës në emërimin e drejtorëve të ndërmarrjeve publike, për shkak të braktisjes së plotë të programit për një Shkup modern, për shkak të mungesës së idesë për t’u ballafaquar me problemet e qytetit dhe komunave, për shkak të llogarive politike me të gjithë kryetarët e komunave, përveç Sarajit dhe kundërshtarët.

“Sipas obligimeve dhe autorizimeve që nuk lejon Rregullorja e punës së Këshillit të Qytetit të Shkupit, vazhdimisht jam përpjekur të propozoj zgjidhje konstruktive. Fatkeqësisht, me hidhërim dhe zhgënjim mund të them vetëm se asnjë nga propozimet e mia nuk u pranua apo u zbatua. Nuk e kam shkelur asnjëherë rregulloren e punës dhe kam luftuar kur kolegët e tjerë e kanë bërë këtë me vetëdije apo pa vetëdije. Luftova me zell për miratimin e buxheteve vjetore të qytetit dhe programeve të ndërmarrjeve publike, negociova, debatova dhe me argumente kam bindur kolegët këshilltarë për të mbështetur dhe votuar programet e propozuara dhe pikat rreth buxhetit. Të më kishte thënë atëherë dikush se unë po i bëj të gjitha këto që Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike të menaxhohen dhe të sundoj një ekip i Sarajit dhe BDI-së do ta refuzoja menjëherë”, ka shkruar Trajkovski në një status të gjatë në Fejsbuk.

Trajkovski, siç thotë ai, nuk pranon të jetë zëvendëskryetar vetëm i Sarajit dhe as që Qyteti të plotësojë vetëm nevojat e ekipit të Sarajit.

Ndërkohë, Qyteti i Shkupit në demantin dërguar mediave thekson se Trajkovski është shkarkuar tre muaj më parë, më 19 dhjetor të vitit të kaluar.

“Është e paqartë nga cila pozitë jep dorëheqjen ky person. Trajkovski u shkarkua nga detyra për shkak të dëmtimit të reputacionit të Qytetit të Shkupit, moskryerjes së detyrës dhe moskryerjes së funksionit të nënkryetarit të komunës. Konkretisht ky person nuk ka pasur gjithsej 3 minuta aktive në pozicionin e tij. Kërkesa e vetme e këtij personi për të cilën ka dijeni administrata e qytetit është dëshira e tij për të marrë një zyrë, automjet zyrtar dhe telefon zyrtar. Ky person nuk ka pasur asnjë komunikim tjetër, aq më pak sa i përket kontributit aktiv në punën e qytetit, në dy vitet e fundit”, thuhet në reagimin nga Qyteti i Shkupit.

Ata kanë mohuar edhe akuzat e Trajkovskit për ndikim nga BDI, ndërsa për dorëheqjen e Trajkovskit ka reaguar edhe VMRO-DPMNE duke vlerësuar se dorëheqja nuk është pasojë e revoltës së tij ndaj “miqve të Arsovskës”, por ndoshta arsye janë interesat e parealizuara biznesore të interesave rreth Danella Arsovskës.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Limani: Implementimi i Dialogut Rinor të BE-së në vendin tonë do të përfaqësonte kthimin e besimit të të rinjve tek institucionet
Next Article Fetai ligjëroi para studentëve të masterit në shkencat politike në Université libre de Bruxelles (ULB)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?