By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Zgjasni afatin e vlefshmërisë së ID dhe pasaportave edhe për shqiptarët brenda vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Zgjasni afatin e vlefshmërisë së ID dhe pasaportave edhe për shqiptarët brenda vendit
Shqipëri

Berisha: Zgjasni afatin e vlefshmërisë së ID dhe pasaportave edhe për shqiptarët brenda vendit

admin
Last updated: 27/02/2025 16:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në seancën plenare i kërkoi mazhorancës socialiste që të zgjasë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave edhe për shtetasit shqiptarë që jetojnë brenda vendit.

Duke folur për aktet normative për zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, Berisha tha se qeveria “diskriminon shqiptarët”.

“Në qoftë se e zgjatni afatin për shqiptarët që janë jashtë, duhet të zgjatet edhe për ata që janë edhe brenda. Nuk mund të ketë dy standarde. Këto i bëni se si të shpëtoni, por u garantoj se asgjë në botë nga 11 maji nuk do ju shpëtojë”, tha Berisha.

Berisha po ashtu u shpreh se “aktet që paraqiten janë gjysmake dhe hipokrite”. Kjo pasi sipas kryedemokratit duhet të zgjatet edhe afati i regjistrimit në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) afat i cili skadon më 4 mars.

“Në qoftë se bëjmë fjalë se 800 mijë shqiptarë që i kanë të skaduar dokumentet dhe miratojmë aktin për t’u mundësuar votimin duke u lënë vetëm 5 ditë afat, ky është akt qesharak që do damkosë këtë mazhorancë me një damkë tjetër të zezë dhe të merituar. Në qoftë se miratojmë këtë akt sot, atëherë të paktën të shtyjmë me 10 ditë, të bëjmë 15 ditë mundësinë e votimit të tyre”, tha Berisha.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: BDI-ja parti tenderësh!
Next Article Hoxha: 520 mijë shtetas jashtë vendit përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?