By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: BDI-ja parti tenderësh!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: BDI-ja parti tenderësh!
Maqedoni

Mickoski: BDI-ja parti tenderësh!

admin
Last updated: 27/02/2025 16:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Opozitarja BDI në krye me Ali Ahmetin gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar një̈ deklaratë në përputhje me Strategjinë̈ e SHBA kundër korrupsionit, që sipas partisë është angazhim në kuadër të premtimit të saj për veting brenda partisë. BDI, sipas njoftimit zyrtar synon të frenojë financimin e paligjshëm, të mbajë përgjegjës zyrtarët e korruptuar, të rrit llogaridhënien brenda institucioneve, por edhe të mbështesë masat për hetimin e funksionarëve partiak të korruptuar dhe zyrtarëve publik jashtë vendit.

“Kryetari Ali Ahmeti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, organi më i lartë partiak ndërmjet kongreseve, shpalli sot përkushtimin e palëkundur për reformën partiake, duke theksuar rëndësinë̈ e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit brenda radhëve të saj”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ndërkohë që BDI nënshkruan deklarata antikorrupsioni, kryeministri Hristijan Mickoski e quan atë parti të tenderëve. Në lidhje me akuzat e integristëve për nënçmimin e shqiptarëve, Mickoski thotë se në vitet kur kanë qenë në pushtet, nuk kanë bërë zë.

“Nëse kthehem mbrapa në vitin 2008, 2011 dhe 2014, nëse kthehem në atë kohë dhe bëj projektim të sjelljes së BDI-së, atëherë do të isha shumë i gëzuar tani koalicioni VLEN të sillej si BDI atëherë kur bëhet fjalë për këto tema, pasi atëherë BDI ishte grup pacifist dhe jo mbështetës të ashpër… Domethënë nuk kanë luftuar për të drejtat, thoni? Po aq ishin të qetë, të heshtur, ndonjëherë u interesonte ndonjë tender, çfarë mund të rregullojnë e kështu me radhë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministë.

Paraprakisht, Televizioni Alsat i parashtroi BDI-së dhjetë pyetje në lidhje me procesin e paralajmëruar të vetingut, megjithatë, integristët nuk u përgjigjën. Ahmeti, ndër vite po kërkon veting të funksionarëve, megjithatë gjatë kohës së pushtetit të tij 22-vjeçar nuk e zbatoi një proces të tillë. Në dy vitet e fundit, BDI-së dy funksionarë të lartë partiak i janë futur në listën e zezë të SHBA-së, pikërisht për korrupsion. Konkretisht, Ramiz Merko dhe ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, për të cilin madje në njoftimin zyrtar të SHBA-së, thuhet se ka marrë ryshfet për ta shpëtuar nga burgu ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov. Grubi ndodhet në arrati mbi akuzat për korrupsion, ndërsa ndaj Merkos udhëhiqen disa akuza për shpërdorim me detyrën zyrtare. /Alsat.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për Vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”
Next Article Berisha: Zgjasni afatin e vlefshmërisë së ID dhe pasaportave edhe për shqiptarët brenda vendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?