By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy salla të Kuvendit morën emrin “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”, familjarët: Nder dhe privilegj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dy salla të Kuvendit morën emrin “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”, familjarët: Nder dhe privilegj
Shqipëri

Dy salla të Kuvendit morën emrin “Bashkim Fino” dhe “Gerti Bogdani”, familjarët: Nder dhe privilegj

admin
Last updated: 27/02/2025 16:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dy salla në Parlamentin e Shqipërisë do të mbajnë emrat e politikanëve të ndjerë Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Gjatë përurimit të sallave ishin të pranishëm edhe familjarët e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit, të cilët falënderuan kryetaren e Kuvendin Elisa Spiropali si dhe vlerësuan kontributin e dy politikanëve në shërbim të vendit.

“Në emër të familjes Bogdani ju falënderojmë përzemërsisht për për emërimin e sallës Gerti Bogdani në Parlamentin shqiptar. Sot marrin një vlerësim krejt të posaçëm, kontributi vlera dhe modeli që Gerti manifestoi si politikan lider i spikatur i të djathtës shqiptare. Jo më larg se një javë më parë familja pati krenarinë dhe nderin të merrte nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dekoratën “Urdhri dr.Ibrahim Rugova” edhe për kontributet e tij të spikatura për promovimin e paqes dhe demokracisë në rajon”, tha vëllai i Gerti Bogdanit.

“Uroj me zemër që emri i Gerti Bogdani në këtë sallë vijimësisht të mund shërbejë në këtë mënyrë edhe të mund të përvijojë faktin si një referencë model i politikëbërësit, si një kujtesë për vlerat e shëndosha të integritetin moral shoqërisë dhe patriotizmit”, shtoi ai.

Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani, tha se “duhet të kujtojmë se politika është një mënyrë për t’i dashur sa më shumë njerëzit”.

“Falënderim të veçantë për emrin e Gertit, për atë që ai përfaqësonte, vlerat e politikës me integritet me mirësi dhe dashuri për njerëzit. Sa herë në këtë dhomë apo të gjitha veprat me trashëgiminë që la pas, të kujtojmë se politika është një mënyrë për t’i dashur sa më shumë njerëzit për të bërë diçka më shumë për ta dhe për ta dashur Shqipërinë dhe për ta bërë një vend më të mirë. Kjo ishte ajo për të cilën ai punoi çdo ditë për gjatë gjithë karrierës së tij, kjo është trashëgimia që të gjithë ne do të ndjekim dhe ta çojmë deri në fund”, u shpreh Çepani.

Nga ana tjetër, vajza e ish-deputetit socialist, ish-kryeministrit Bashkim Fino, Megi Fino, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, tha se është nder që një sallë në Parlamentin e Shqipërisë të mbajë emrin e tij.

“Nder dhe privilegj i veçantë që në këtë ambient që është Parlamenti  i Shqipërisë ku i shtrenjti ynë Bashkim Fino ka shërbyer për 6 legjislatura të ketë një sallë që të mbajë emrin e tij. Falënderim dhe mirënjohje e thellë për kryetaren e Kuvendit si dhe kolegët më të cilët ai ka bashkëpunuar ndër vite”, tha Fino.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peleshi: Votë historike e diasporës, njëçerek milioni bashkatdhetarë të diasporës po regjistrohen
Next Article Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takim me homologun Fidan: Avancim i shkëmbimeve tregtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?