By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Mickoski në samitin qeveritar Hungari – Maqedoni në Hungari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Mickoski në samitin qeveritar Hungari – Maqedoni në Hungari
MaqedoniTOP LAJM

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Mickoski në samitin qeveritar Hungari – Maqedoni në Hungari

admin
Last updated: 03/03/2025 08:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars – Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në samitin qeveritar Hungari – Maqedoni që do të mbahet sot dhe nesër në Republikën e Hungarisë.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, sipas agjendës, është paraparë takim tet-a-tet midis kryeministrit Mickoski dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar, është paraparë të mbahen edhe takime dypalëshe midis ministrave përkatës të të dy qeverive, pas së cilave do të pasojë edhe mbledhje e përbashkët qeveritare midis dy qeverive.

Në kudër të vizitës, është paraparë që ministri për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministri për Politikë të Jashtme dhe Tregti i Hungarisë, Peter Sijarto, të nënshkruajnë Plan aksional për shkëmbimin e ekspertizës nga ana e Akademisë Hungareze e Diplomacisë për nëpunësit shtetërorë mbi tema të dakorduara reciprokisht lidhur me integrimin në BE, proceset e administratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe politikës së tregtisë së jashtme në Budapest.

Pas përfundimit të mbledhjes ndërqeveritare, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Kryeministri i Qeverisë hungareze, Viktor Orban, do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministrat Mickoski dhe Orban i kryesuan delegacionet qeveritare në seancën e përbashkët ndërqeveritare të mbajtur në shtator të vitit të kaluar në Ohër, në të cilën u konfirmua aleanca strategjike mes dy vendeve dhe u riafirmua mbështetja e fuqishme e Hungarisë për integrimet tona evropiane.

“Hungaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe aspiratave tona për anëtarësim të plotë. Hungaria nuk është vetëm partneri ynë në skenën evropiane, por edhe shembull se si një shtet mund të balancojë me sukses sovranitetin kombëtar me integrimin global, theksoi kryeministri i Maqedonisë.

Kryeministri hungarez nga ana e tij tha se ishte një gabim i madh që vendi nuk është anëtare e BE-së dhe ofroi të ndërmjetësonte në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilën Sofja më pas e refuzoi në mënyrë eksprese.

“Qëndrimi ynë është i qartë, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për stabilitetin e tij, por edhe për stabilitetin e Hungarisë, madje edhe të vetë BE-së. Stagnimi në procesin e zgjerimit, si në rastin e Maqedonisë së Veriut, nuk është i drejtë. “Ne jemi të gatshëm t’i diskutojmë këto çështje dhe të punojmë në atë plan”, tha në atë kryeministri i Hungarisë si kryesues me BE-në.

Në Ohër u fol edhe për projekte strategjike si korridori i transportit dhe energjetik Veri-Jug, i cili lidh Ballkanin me Hungarinë dhe është i një rëndësie të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të të gjithë rajonit. U theksua se bashkëpunimi ynë me Hungarinë do të jetë kyç për zbatimin me sukses të këtyre nismave.

Mickoski dhe Orban në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington ranë dakord për vendosjen e bashkëpunimit të veçantë ekonomik dhe një kredi për vendin prej një miliard eurosh, prej të cilave 500 milionë euro u përdorën për shlyerjen e eurobondit të vitit 2018. Mjetet e mbetura – 250 milionë janë të destinuara për mbështetje të ekonomisë dhe po aq për projekte infrastrukturore nëpër komuna.

Kryeministrit Viktor Orban, në vitin 2013 në Ohër nga presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov është nderuar me Urdhrin “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit paqësor ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fillon fushata për ngritjen e vetëdijes për kancerin në gji
Next Article Seancë e Komisionit të Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?