By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Shqipëria zotëron skenën si Vendi i Nderit në ITB Berlin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Shqipëria zotëron skenën si Vendi i Nderit në ITB Berlin 2025
Shqipëri

Rama: Shqipëria zotëron skenën si Vendi i Nderit në ITB Berlin 2025

admin
Last updated: 03/03/2025 15:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria do të prezantojë nga 4-6 mars trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në panairin global të turizmit ITB Berlin 2025.

Gjatë paradites së sotme Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit më të madh Ndërkombëtar në botë të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga pjesëmarrja në këtë konferencë për shtyp.

“ITB Berlin ku Shqipëria zotëron skenën si Vendi i Nderit 2025”, shkruan Rama.

Në mbrëmje do të zhvillohet ceremonia e hapjes, e cila do të mbahet në orën 18.00, në CityCube Berlin, ku do të prezantohet një vitrinë magjepsëse e pasurive kulturore të Shqipërisë nën sloganin “All Senses”.

Kjo ceremoni është konceptuar me disa elementë kryesorë: një udhëtim kinematografik nëpër Shqipëri, performanca live me “Shkodra Elektronike” – përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025 –, muzikë tradicionale të njohur nga UNESCO dhe performanca të vallëzimeve tradicionale shqiptare nga Ansambli Kombëtar Shqiptar.

Pas ceremonisë, të ftuarit do të shijojnë specialitetet shqiptare të kulinarisë në orën 19:30, në CityCube Berlin.

Në ITB Berlin përmes një agjende të pasur, Shqipëria do të përpiqet të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit e këtij panairi t’i bashkohen një udhëtimi gjithëpërfshirës përmes larmisë së ofertave, një programi të zgjeruar eventesh, performancash dhe aktivitetesh.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekspertizë akademike në shërbimet psiko-sociale të burgjeve
Next Article Veliaj: Më futën në burg pa gjyq, nga frika se mos arratisesha

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?