By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani: Le të fillojmë secilin me një kontribut individual dhe të synojmë për të mirën e përbashkët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani: Le të fillojmë secilin me një kontribut individual dhe të synojmë për të mirën e përbashkët
Maqedoni

Limani: Le të fillojmë secilin me një kontribut individual dhe të synojmë për të mirën e përbashkët

admin
Last updated: 03/03/2025 15:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në konferencën me titull: “Së bashku jemi më të fortë”, organizuar nga Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara – Veles.

Në takim, përveç ministrit Limani, morën pjesë edhe presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain, kryetarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe qytetare.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Limani shprehu kënaqësinë e madhe për nderin dhe mundësinë për të folur për një temë veçanërisht të rëndësishme.

“Si ministri resore në kompetencën e së cilës është kujdesi për kategoritë e cenuara të qytetarëve, ne kemi përgjegjësinë të punojmë ekskluzivisht në drejtim të avancimit të cilësisë së jetës së atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë. Dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Limani.

Ai përshëndeti iniciativën e organizatorit, në prag të festës së gruas, për të folur për vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara, gratë nga zonat rurale dhe të margjinalizuarit. Sepse me çdo fjalim, me çdo manifestim kushtuar atyre, theksoi Limani, të gjithë së bashku kontribuojmë në shikueshmërinë e tyre më të madhe në shoqëri dhe përfshirjen e tyre në jetën shoqërore. Dhe ne u themi se ata nuk janë vetëm, ne jemi këtu për mbështetjen që ata kanë nevojë.

Ai theksoi se askush nuk mund ta dijë se si është të jesh në vendin e tyre, të jesh në këpucët e tyre, të përjetosh botën përmes shqisave të tyre, të jesh i pambrojtur, por ajo që mund të bëhet është t’u jepet mundësia për një jetë më të mirë, qasje në shëndetësi, arsim, të drejtat sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, punësim, strehim, etj.

“Si ministri, ajo për të cilën kemi punuar intensivisht gjatë periudhës së kaluar është mundësimi i një spektri më të gjerë të shërbimeve sociale dhe rritja e numrit të qyteteve dhe vendbanimeve ku këto shërbime u ofrohen qytetarëve. Në këtë drejtim dua të njoftoj se vetëm nga fillimi i këtij viti kemi lidhur 81 kontrata menaxheriale me komunat dhe ofruesit e shërbimeve, që është 33% më shumë se në vitin 2024”, tha Limani.

Ai iu referua rëndësisë së këtyre marrëveshjeve, që nënkupton marrjen e një shërbimi social për kategoritë e cenuara, por në të njëjtën kohë një përfitim tjetër i madh është përfshirja e njerëzve të vështirë për t’u punësuar në tregun e punës, nëpërmjet ofruesve të shërbimeve sociale që i trajnojnë ata për shërbimin e duhur. Marrja e mundësisë për të qenë një aktor aktiv në shoqëri, për të qenë ekonomikisht i pavarur dhe krenar për veten për kontributin në familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Limani foli edhe për mundësitë e përvetësimit të aftësive dhe zanateve të destinuara për gratë në nevojë, të cilat shoqatat i mundësojnë. Më pas, ndërtimi i kopshteve në zonat urbane dhe rurale. Që nënkupton përfshirjen e fëmijëve në procesin parashkollor dhe lirimin e nënave nga përgjegjësitë për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi, e me këtë edhe fuqizimin ekonomik të gruas në shoqëri.

“Së bashku jemi më të fortë – do të thotë se sot vetëm së bashku mund ta bëjmë të mundur atë që ishte e pamundur deri dje! Të gjithë jemi pjesë të mozaikut tonë, që quhet shtet. Le të fillojmë secilin me një kontribut individual dhe të synojmë për të mirën e përbashkët. Kur çdo qytetar në vendin tonë vlerësohet, ne synojmë mirëqenien kolektive”, tha Limani.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet e 11 majit, 53 parti politike të regjistruara
Next Article Siljanovska Davkova: Ishte koha që të sillemi me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë si dy popuj të afërt, bullgar dhe maqedonas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?