By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sijarto: Hungaria dhe Maqedonia e Veriut mbështesin paqen në Ukrainë e cila mund të arrihet vetëm me një marrëveshje amerikano-ruse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sijarto: Hungaria dhe Maqedonia e Veriut mbështesin paqen në Ukrainë e cila mund të arrihet vetëm me një marrëveshje amerikano-ruse
Maqedoni

Sijarto: Hungaria dhe Maqedonia e Veriut mbështesin paqen në Ukrainë e cila mund të arrihet vetëm me një marrëveshje amerikano-ruse

admin
Last updated: 03/03/2025 18:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Budapest, 3 mars – Ministri hingarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timco Mucunski edhe një herë theksoi mbështetjen që Hungaria i jep vendit tonë për anëtarësim në BE, por gjithashtu theksoi se të dyja vendet janë për paqe në Ukrainë, të cilën e kanë treguar me mbështetjen e Rezolutës në KB-së.

“Ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut jemi në anën e paqes. E mbështesim presidentin Tramp dhe gjithashtu suksesin e bisedimeve amerikano-ruse, sepse shohim qartë se paqja mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje amerikano-ruse. Maqedonasit dhe hungarezët janë të interesuar për kthimin e paqes, dhe këtë e dëshmon bashkëpunimi ynë që nga java e kaluar në KB kur e mbështetëm rezolutën e SHBA-së. Në fund u miratua propozimi i SHBA-së”, tha Sijarto në konferencën e përbashkët për shtyp në Budapest.

Potencoi se kthimi i paqes nuk është vetëm në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, por të gjithëve sepse, siç tha, përforcimi i ekonomisë së vendeve dhe BE-së varet nga paqja dhe zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja ka nevojë për forcë të re dhe kjo mund të vijë vetëm nga Ballkani Perëndimor”, tha Sijarto, i cili beson se BE-ja aktualisht është më e interesuar për anëtarësimin e disa vendeve sesa vetë vendet.

Akuzoi se “një numër i madh i shteteve sillen në mënyrë hipokrite dhe se kjo kontribuon në shkatërrimin e besimit në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Vazhdimisht dëgjojmë se vendimi për anëtarësimin në BE duhet të bazohet në merita dhe Hungaria pajtohet me këtë, theksoi Sijarto, duke theksuar se ky parim duhet të zbatohet për të gjithë.

Sijarto tha se ne kemi një shans të shkëlqyer për të ardhmen “sepse falë ndryshimeve në anën tjetër të Atlantikut, tani rritet shansi për kthimin e paqes në Evropë”.

“Por, fatkeqësisht ka edhe forca që po përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar marrëveshjen e paqes të presidentit Tramp”, tha ai në konferencën për shtyp.

Duke folur në samitin e liderëve të BE-së në Londër, ministri hungarez i Punëve të Jashtme tha se tetë anëtare të Unionit kanë vendosur të vazhdojnë luftën në Ukrainë.

Ministrat Mucunski dhe Sijarto pasdite në Budapest nënshkruan plan veprimi për shkëmbimin e ekspertizës nga ana e Akademisë Diplomatike Hungareze për Nëpunësit Publikë për temat e pranuara reciprokisht për integrim në BE, proceset e administratës të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe politikën e Tregtisë së Jashtme. Kjo paraqet një hyrje në seancën ndërqeveritare Hungari – Maqedonia e Veriut, e cila përfundon nesër me konferencë për shtyp të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Viktor Orban. Në delegacionin e Maqedonisë së Veriut janë dhjetë ministra dhe dy zëvendësministra.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ShA Mepso dhe ShA ESM punojnë bashkë në zhvillimin e rrjetit të transmetimit dhe integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë
Next Article Ja pse heqja e nishaneve në shtëpi nuk është një ide edhe aq e mirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?