By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takim i Mickoskit dhe Orbanit në Budapest, vazhdon samiti qeveritar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takim i Mickoskit dhe Orbanit në Budapest, vazhdon samiti qeveritar
MaqedoniTOP LAJM

Takim i Mickoskit dhe Orbanit në Budapest, vazhdon samiti qeveritar

admin
Last updated: 04/03/2025 08:57
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Budapest, 4 mars – Kryeministri Hristian Mickoski sot në Budapest në kuadër të samitit qeveritar Hungari – Maqedoni e Veriut do të realizojë takim me nikoqirin e tij hungarez kryeministrin Viktor Orban.

Sipas agjendës, është paraparë takim tet-a-tet mes Mickoskit dhe kryeministrit hungarez Orban. Do të mbahen edhe takime dypalëshe mes ministrave, pas çka do të vijojë edhe mbledhje e përbashkët e të dyja qeverive.

Pas përfundimit të mbledhjes ndërqeveritare konferencë të përbashkët për media do të mbajnë dy kryeministrat.

Samiti qeveritar filloi dje me takimin e ministrave të Politikës së Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunksi dhe Peter Sijarto. Sijarto edhe një herë e potencoi mbështetjen të cilën Hungaria ia jep vendit tonë për anëtarësim në BE, dhe akuzoi se “një numër i madh i shteteve sillen në mënyrë hipokrite”.

“Vazhdimisht dëgjojmë se vendimi për anëtarësim në BE duhet të bazohet në merita dhe Hungaria pajtohet me këtë, por ky parim duhet të zbatohet për të gjithë. Nuk mund të konsiderohet meritë nëse ka mosmarrëveshje midis një shteti anëtar të BE-së dhe një vendi kandidat. Siç e keni parë, ne gjithmonë jemi angazhuar për anëtarësim të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Sijarto.

The advancement of bilateral relations, trade cooperation, as well as the perspectives and challenges in the process of our European integration, were the focus of the discussions at the meet

Lidhur me integrimet evropiane Mucunski vlerësoi se vendi gjendet në udhëkryq kyç edhe krahas vendimeve të shumta dhe të jashtëzakonshme të miratuara, me shpresë se do ta realizojmë ëndrrën për anëtarësim drejt familjes evropiane, ne ende jemi në dhomën e pritjes së BE-së.

“Pas të gjitha lëshimeve të vështira nga ana jonë dhe premtimeve të kahmotshme nga partnerët tanë evropianë, ne jemi ende në dhomën e pritjes dhe kemi një rrugë të pasigurt përpara, e kushtëzuar nga ndryshimet kushtetuese dhe një sërë kërkesash të tjera dypalëshe të vendosura nga fqinji ynë, Bullgaria. Pavarësisht sfidave serioze me të cilat përballemi, ne duam të besojmë se duke shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet tona politike dhe diplomatike, objektivi që Evropa vendos është realisht i arritshëm – të bëhemi anëtar i barabartë i familjes së përbashkët, demokratike dhe të begatë evropiane deri në vitin 2030”, tha Mucunski.

Dy ministrat folën edhe për konfliktin në Ukrainë dhe përpjekjet për zgjidhjen e tij nga administrata e re e SHBA-së. Sijarto theksoi se të dyja vendet janë për paqe në Ukrainë të cilën e kanë treguar me mbështetjen e Rezolutës së SHBA-së në KB.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut jemi në anën e paqes. E mbështesim presidentin Tramp dhe gjithashtu suksesin e bisedimeve amerikano-ruse, sepse  shohim qartë se paqja mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje amerikano-ruse. Maqedonasit dhe hungarezët janë të interesuar për kthimin e paqes, dhe këtë e dëshmon bashkëpunimi ynë që nga java e kaluar në KB kur e mbështetëm rezolutën e SHBA-së. Në fund u miratua propozimi i SHBA-së”,  tha Sijarto në konferencën e përbashkët për shtyp në Budapest.

Potencoi se kthimi i paqes nuk është në interes vetëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Hungarisë, por i të gjithëve, sepse, siç tha, fuqizimi i ekonomisë së shteteve dhe të BE-së varet nga paqja dhe nga zgjerimi i BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor.

Mucunski, nënvizoi se çdonjëri që mendon se mund të gjendet zgjidhje për luftë dhe konflikt me implikime gjeostrategjike pa pjesëmarrje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qasje joserioze dhe jo të sinqertë drejt konfliktit gjatë kësaj theksoi se politika e jashtme e vendit bazohet në tre konstante.

- Advertisement -
Ad imageAd image

-Politika jonë e jashtme si vend ka tre konstante – anëtarësimin tonë të plotë në NATO dhe të mbeturit një partner i besueshëm në NATO, përafrimi ynë 100 për qind me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. Para së gjithash, në atë kontekst është interesi kombëtar i Maqedonisë, prandaj po e përsëris se gjithçka që bëjmë, të gjitha vendimet që marrim, janë të përshtatura në atë kornizë dhe janë në përputhje me interesat tona kombëtare, theksoi Mucunski.

Ai potencoi edhe se këtë vit të dyja vendet shënojnë tri dekada të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me arritje të jashtëzakonshme – Hungaria është një nga partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë dhe investitorë më të mëdhenj të huaj në shtetin tonë.

“Jam i bindur se edhe në vitet në vijim do ta ruajmë vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer partneriteti dhe miqësor, në çdo nivel dhe në të gjitha sferat me interes të përbashkët”, thotë Mucunski.

Dy ministrat dje nënshkruan plan veprimi për shkëmbim të ekspertizës në tema të dakorduara mes vete për integrim në BE.

Kjo është seanca e dytë e përbashkët e qeverive të dy vendeve. Kryeministrat Mickoski dhe Orban i kryesuan delegacionet qeveritare në seancën e përbashkët ndërqeveritare të mbajtur në shtator të vitit të kaluar në Ohër, me të cilën u konfirmua aleanca strategjike mes dy vendeve dhe u riafirmua mbështetja e fuqishme e Hungarisë për integrimet tona evropiane.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Next Article Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?