By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarët vlerësojnë shërbimin në QSUNT, Koçiu: Shëndetësia publike po ndryshon çdo ditë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Qytetarët vlerësojnë shërbimin në QSUNT, Koçiu: Shëndetësia publike po ndryshon çdo ditë
Shqipëri

Qytetarët vlerësojnë shërbimin në QSUNT, Koçiu: Shëndetësia publike po ndryshon çdo ditë

admin
Last updated: 04/03/2025 09:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka shpërndarë sot mesazhet falënderuese të disa qytetarëve që kanë marrë shërbim pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke theksuar se çdo ditë, pacientët marrin trajtim në kushte bashkëkohore dhe standarde të larta.

Ministrja Koçiu pohon në një postim në rrjetet sociale, se “shëndetësia publike po ndryshon çdo ditë me investime dhe përmirësime që i vijnë në ndihmë çdo qytetari”.

Një prej pacienteve që vuan nga alergjia dhe merr prej kohësh trajtim spitalor pranë QSUNT, thotë se përvoja e saj me shërbimin pranë kësaj qendre spitalore është shumë e kënaqshme.

“Unë jam një paciente që vuaj nga alergjia dhe vendosa që ta trajtoja për shkak të pasojave që kisha. Mund të them nga përvoja ime që shërbimi në çdo instancë është marrë në mënyrën e duhur dhe doja ta shprehja, sepse jam pjesë e një trajtimi mjekësor të gjatë, që do të thotë se nuk është se e marrë shërimin vetëm një herë, por në mënyrë graduale dhe të vazhdueshme dhe kam pasur shansin që në dy vite të përballem me dyer të shumta në shtet dhe tek të gjitha kam marrë përgjigje pozitive. Dhe doja shumë ta shprehja dhe t’i inkurajoja të gjithë që ta provojnë shërbimin në shtet se do të mbeten të gjithë të kënaqur”, pohon qytetarja.

Një tjetër qytetare vlerëson në mesazhin e saj, ndryshimet që janë bërë në shëndetësi, duke shtuar se zgjedh shtetin për të marrë shërbimin spitalor sepse ka besim.

“Kur kam ardhur këtu në fillim kam qenë shumë keq, por e falënderoj shumë doktoreshë Adelën dhe stafin që ka ajo, që më kanë sjellë deri në këtë pikë. Jam shumë i kënaqur, çdo 15 ditë më ka dhënë ilaçet që të vazhdoj kurën”, thotë një tjetër pacient.

“Prej tre vitesh kurohem në spital, kam inflamacion të enëve të gjakut dhe vij shpesh sipas kërkesave që thotë doktori. Shërbimi na ka pëlqyer shumë. Doktori, infermierët janë të palodhur”, cilëson një qytetar tjetër në mesazhin e tij.

“Shërbimi super, qoftë në urgjencë, qoftë në kat të dytë, në kat të parë, jam shumë i kënaqur”, pohon një pacient i shtruar në QSUNT.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sindikata e Policisë në Maqedoni kërkon rritjen e pagave për policët dhe inspektorët
Next Article PD dhe 25 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?