By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI po qan për vëmendje!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI po qan për vëmendje!
Maqedoni

VLEN: BDI po qan për vëmendje!

admin
Last updated: 04/03/2025 10:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – Paralajmërimet e papërgjegjshme të BDI-së për bojkot të zgjedhjeve lokale tregojnë edhe një herë se janë tërësisht të izoluar. Fakti që nuk dinë si të sillen në opozitë, nuk mund të kthehet në problem shtetëror.

Ali Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje politike. Po kërkon të faktorizohet përmes një takimi me VLEN-in, për probleme që na i ka lënë trashëgimi. Së pari, është ekstremisht hipokrite dhe e papërgjegjshme që BDI të na akuzojë për iniciativën para Gjykatës Kushtetuese, kur ajo është mbajtur qëllimisht në sirtar nga kuadrot e tyre në këtë Gjykatë, me planin që sot ta keqpërdorin për sulme politike.

VLEN-i nuk mund të jetë përgjegjës për paqartësi në ligj që vetë BDI-ja i ka lejuar me vetëdije. Së dyti, teksti i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është dorëzuar në Komisionin e Venecias pikërisht nga Bujar Osmani. Nuk ka asnjë dyshim se pas skenarit për bojkot të zgjedhjeve lokale fshihet frika e BDI-së nga humbja.

Prandaj, ata sajojnë alibi me akuza të rreme për gjoja deshqiptarizim, i cili, në mënyrë simptomatike sipas tyre, po ndodh vetëm sepse ata nuk janë më pjesë e Qeverisë. BDI e mbivlerëson forcën e saj për të organizuar diçka në terren. Janë të lexuar si libër. Po të kishin mbështetje nga populli shqiptar, do të kishin dalë me protesta prej kohësh, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët.

I bëjmë thirrje anëtarëve të BDI-së me sens të shëndoshë që të mos bien pre e ekzibicionizmit të lidershipit të tyre të korruptuar. Pa një reformë programore dhe kadrovike, dhe me bojkotet dhe trazirat, e gjithë partia është në rrugë të mbarë për t’u futur në listën e zezë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Prokurori apo në Gjilan? Kurti nuk deklarohet
Next Article Temperatura minus mëngjesin e sotëm, gjatë ditës deri në 16 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?