By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti nga Gjilani: Prokuroria po e keqpërdorë lirinë për ta luftuar qeverinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti nga Gjilani: Prokuroria po e keqpërdorë lirinë për ta luftuar qeverinë
Maqedoni

Kurti nga Gjilani: Prokuroria po e keqpërdorë lirinë për ta luftuar qeverinë

admin
Last updated: 04/03/2025 11:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Të martën, Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për një çerdhe në Gjilan.

Ai ka theksuar se është i gatshëm të dëshmojë, por ka kërkuar që hetuesit e Prokurorisë Speciale ta takojnë në zyrën e tij.

“… Në muajin dhjetor ka qenë e mundur të kryhej ky intervistim dhe të jepja dëshminë time. Nëse Prokuroria e ka pasur kaq të rëndësishme, ajo do të vinte tek ne. Një prokuror që synon dëshminë e një dëshmitari nuk humb kohë. Pse humbi Prokuroria tre muaj? Është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë më parë Prokuroria nuk ka qenë më e lirë për të vepruar, por këtë liri po e keqpërdor për të luftuar qeverinë, e jo krimin dhe korrupsionin. Nuk ka pasur qeveri që ka luftuar korrupsionin dhe krimin si qeveria jonë në këto katër vite,” tha Kurti.

“Vëreni se cilat raste prioritizohen. Kanë kaluar vite të tëra dhe denoncimet tona ende nuk trajtohen. Nga marsi 2021 deri në gusht 2022, ministrat e qeverisë sime kanë dorëzuar 247 kërkesa për hetime ose kallëzime penale, por asnjëra prej tyre nuk ka prodhuar hetim me aktakuzë. Ajo që prioritizon Prokuroria flet më shumë për të sesa për krimin dhe korrupsionin. Ju e dini që zgjedhjet nuk mbahen për Kryeprokuror, por për Kuvend dhe qeveri. Kryeprokurorët janë aty të barrikaduar, veçanërisht në Prokurorinë Speciale dhe KPK, dhe kjo është për të ardhur keq. Ky është një dëm i vazhdueshëm dhe një padrejtësi e pafalshme që po i bëhet shtetit tonë. Përderisa Prokuroria nuk ndryshon qasje e as udhëheqje, nuk kam pse të ndryshoj qëndrimin tim,” ka përfunduar ai.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të numëruara 90.37%, kaq vota nga diaspora kanë marrë kandidatët për kryeministër
Next Article Punësimet partiake larg duart nga institucionet arsimore!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?