By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata e Apelit në Shkup e publikoi aktvendimin për Boki 13
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata e Apelit në Shkup e publikoi aktvendimin për Boki 13
Maqedoni

Gjykata e Apelit në Shkup e publikoi aktvendimin për Boki 13

admin
Last updated: 04/03/2025 12:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – Gjykata e Apelit në Shkup e publikoi aktgjykimin me të cilin e vërteton ankesën e të dënuarit Bojan Jovanovski – Boki 13 për rastin “Reket”. Me aktgjykimin, Boki 13 dënohet me një dënim të vetëm prej pesë vite burg ku dënimi i llogaritet kohës së qëndrimit në paraburgim llogaritur nga data 15.07.2019 deri në fillimin e vuajtjes së dënimit me burg si dhe pjesa e dënimit me burg të vuajtur deri më tani.

Boki 13 në vitin 2020 u shpall fajtor dhe u dënua me nëntë vjet burg për veprat penale “marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm” dhe “larjen e parave dhe të ardhurave të tjera”. Për momentin, ai ndodhet në pushim mjekësor.

Në kërkesën e parashtruar për ndryshim të aktgjykimit të formës së prerë pa përsëritjen e procedurës i dënuari Jovanovski ka paraqitur më shumë dëshmi mjekësore për dëmtim të rëndë shëndetësor. Midis tyre është një përgjigje ndaj një kërkese të datës 08/08/2022 nga ISHP KU për sëmundjet kirurgjikale Sh. Naumi i Ohrit-S., endoskopia e epërme të tretjes nga 31.10.2022, ekspertiza mjeko-këshillimore nga 23.11.2022, raport nga ISHP KU për Gastroenterohepatologji nga 05.12.2022 dhe të gjeturat histopatologjike nga Fakulteti i Mjekësisë- Instituti për patologji prej 14.12.2022.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup thuhet se rrethanat e deklaruara me përshkrim të hollësishëm të diagnozës së përgjithshme të të dënuarit, të ndërlidhura me faktin se i dënuari është ende në mjekim shtëpiak dhe trajtim në shtëpi dhe është nën mbikëqyrje mjekësore, paraqesin rrethana që nuk kanë ekzistuar në kohën e shqiptimit të aktgjykimit dhe ato mund të kategorizohen në grupin e rrethanave të cilat mund të kenë ndikim në lidhje me zbatimin e institutit të ndryshimit të aktgjykimit të formës së prerë pa përsëritje.

“Në kontekst të të gjitha këtyre rrethanave, të vëna në korrelacion dhe me rrethanat të cilat gjykata ka vlerësuar gjatë përcaktimit të llojit dhe masës së dënimi, Këshilli Penal i kësaj gjykate ka përcaktuar se me dënimin unik të shqiptuar me burgim në kohëzgjatje prej 5-5 vjet, ndërsa pas caktimit paraprak të dënimeve individuale, personi i dënuar do të ndikohet në mënyrë edukative që në të ardhmen të mos paraqitet si autor i krimeve të tilla dhe të ngjashme, ndërsa do të ndikohet pozitivisht plani i përgjithshëm i parandalimit i cili do të arrijë qëllimet e ndëshkimit në kuptim të nenit 32 të Kodit penal”, thuhet në aktgjykim.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bleona Qereti shkëlqen në Oscars 2025, mbulohet me diamantë
Next Article Përsëri shtyhet gjykimi për Teodora Ristovskën e cila humbi jetën në aksident trafiku

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?