By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Nga 30 deri në 35 për qind e njerëzve në Maqedoni kanë problem me obezitetin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Nga 30 deri në 35 për qind e njerëzve në Maqedoni kanë problem me obezitetin
Maqedoni

Taravari: Nga 30 deri në 35 për qind e njerëzve në Maqedoni kanë problem me obezitetin

admin
Last updated: 04/03/2025 14:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – Prej 30 deri në 35 për qind e njerëzve në Maqedoni tashmë kanë problem me obezitetin, ndërsa në botë ky numër është një miliard. Në dhjetë vjet, sipas projeksioneve, do të rritet për 50 për qind, jo vetëm në shtetet e zhvilluara, por edhe në shtetet në zhvillim siç jemi ne. Pra nuk është problem vetëm për popullatën që ka kushte më të mira jetese, por edhe për shtet në zhvillim, theksoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit.

Siç theksoi Taravari, në vend janë dy qendra për trajtimin e obezitetit, përkatësisht Klinika e Endokrinologjisë dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”, por, siç tha, së shpejti Klinika e Endokrinologjisë do të disperzohet edhe në Prilep. Ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore tashmë kanë furnizuar terapinë me insulinë dhe gjithçka që nevojitet për personat me diabet.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë, së bashku me Fondin për Sigurim Shëndetësor, dëshirojmë të lavdërohemi se këtë vit tashmë kemi terapi me insulinë dhe gjithçka që nevojitet për personat me diabet, tashmë është siguruar dhe jemi në procedurë për të siguruar rreth 10-20 për qind më shumë. Gjithashtu trajtim do të ketë edhe për pacientët me diabet dhe obezitet, të cilët trajtohen me terapi specifike. Këtë vit, ky numër do të rritet me 200 pacientë të tjerë, që është një numër relativisht i madh. Po ashtu, sensorët në dy vitet e kaluara kanë qenë për 650 pacientë, këtë vit do të jenë 800 pacientë, që është një numër relativisht i mirë, megjithëse nuk është plotësisht i mjaftueshëm, nuk është vetëm për pacientët, pra fëmijët tashmë me diabet, por edhe pacientë të tjerë që janë në grupet e rrezikut”, tha Taravari.

Shtoi se për herë të parë në shtet, Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë do të mbulojnë 25 pacientë të cilët do të mund t’i nënshtrohen operacionit.

“Gjithashtu të paralajmëroj se çfarë risi,  për herë të parë në shtet, 25 pacientë  përmes Fondit dhe Ministrisë do të mund të operohen,  nëse janë obezë dhe ka indikacione për operacion, i cili do të mbulohet plotësisht dhe do të jetë sistemi më i mirë, të them, që është hera e parë që po ndodh diçka e re në shtetin tonë”, tha Taravari.

Në konferencën e sotme për shtyp i pranishëm ishte edhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, i cili theksoi se këtë vit për herë të parë është miratuar buxheti për kryerjen e kirurgjisë bariatrike në Klinikën për Kirurgji Digjestive. Këto mjete, theksoi Klekovski, janë rreth 120 milionë denarë.

“Ideja është që kur ka indikacione të forta mjekësore, jo estetike, këtu indikacione të forta mjekësore, kur pesha nuk mund të kontrollohet në asnjë mënyrë tjetër, t’i qaset ndaj kësaj mënyre të ndërhyrjes. Këtu duhet të pranojmë se obezitetin nuk e shohim më si problem estetik, por si problem shëndetësor dhe si investim në shëndetin e individëve, sepse disa gjëra si diabeti nuk mund të zgjidhen pa rregullimin e peshës”, tha Klekovski.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Largohen 80 metra kub mbetje nga deponitë e egra
Next Article Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?