By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Manastirliu: Rritëm ndjeshëm mbështetjen financiare për mësuesit, për herë të parë grada kualifikimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Manastirliu: Rritëm ndjeshëm mbështetjen financiare për mësuesit, për herë të parë grada kualifikimi
Shqipëri

Manastirliu: Rritëm ndjeshëm mbështetjen financiare për mësuesit, për herë të parë grada kualifikimi

admin
Last updated: 04/03/2025 14:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me mësuesit e gjimnazit “Kristo Frashëri” në kryeqytet, me të cilët ka ndarë mendime dhe sugjerime mbi sistemin e ri të kualifikimit, i cili sipas Manastirliut sjell një vlerësim më të drejtë dhe të merituar për ta.

“Kemi rritur ndjeshëm mbështetjen financiare për mësuesit, ku përveç rritjes së pagës mesatare në 950 euro në muaj, kemi dyfishuar shpërblimin për kategoritë “Mësues i kualifikuar” dhe “Mësues specialist”, ndërsa për “Mësuesin mjeshtër” kemi një rritje prej 50%”, shprehet Manastirliu.

Për herë të parë, mësuesit do të mund të përfitojnë gradat e kualifikimit në vitin e 3-të, të 8-të dhe të 15-të të punës së tyre, përmes një sistemi që vlerëson njohuritë, përvojën dhe aftësitë e tyre profesionale.

Manastirliu është shprehur më herët, se skema e re e kualifikimit të mësuesve është një risi për arsimin parauniversitar, duke ofruar një proces më të shpejtë, më transparent dhe të bazuar në meritokraci.

“Mbi 6 mijë mësues kanë aplikuar për tri kategoritë ku më shumë se 2 mijë mësues do të testohen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për të fituar kategorinë e ‘Mësuesit të kualifikuar’, përmes një testimi të informatizuar, që përbën 40 pikë të vlerësimit të përgjithshëm, ndërsa 60 pikë do të vijnë nga dosja personale, trajnimet dhe projektet e mësuesve. Pjesa tjetër është e angazhuar përmes projekteve personale, orëve të hapura, duke u vlerësuar sipas ekipeve të cilësisë brenda shkollës për të përfituar dy shkallët e tjera: në vitin e 8-të, “Mësues specialist” dhe në vitin e 15-të të punës, “Mësues mjeshtër”, tha Manastirliu.

Ndërkohë ASCAP ka hartuar dhe dorëzuar pranë QSHA fondet e pyetjeve në 44 profile AML/ AMU për mësuesit që do bëhen pjesë e testimit të informatizuar. Procesi i kualifikimit do të vijojë gjatë muajve mars dhe prill, duke përfshirë testimin e informatizuar, vlerësimin e dosjeve profesionale dhe projekteve të inovacionit mësimor, duke siguruar një sistem më të drejtë dhe efikas për zhvillimin profesional të mësuesve.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ-ja pret që numërimi i votave të përfundojë të mërkurën
Next Article Gjykata Kushtetuese: Të pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?