By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM akoma në tentim për rolin e një opozite aktive!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > LSDM akoma në tentim për rolin e një opozite aktive!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

LSDM akoma në tentim për rolin e një opozite aktive!

admin
Last updated: 04/03/2025 18:12
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – LSDM si parti politike në Maqedoninë e Veriut që ka pësuar rënien më të madhe në hsitorinë e saj. Tani në opozitë po bënë veprime për të reflektuar se akoma janë në “jetë”. Por, këto veprime nuk përkojnë aspak me realitetin faktik dhe të kaluarën e kësaj partie. Treni i nacionalizmit i ka ikur LSDM-së dhe assesi nuk mund ta kapin më. Promovimi i politikave anti-sqhiptare nuk u shkon përshtati, sepse, kjo parti nga elektorati i saj akuzohet se iu dorëzua një partie shqiptare, më saktësisht, BDI-së. Prandaj, çfardo që bëjnë nga kjo parti në këtë fazë më shumë i ngjanë një tentimi bazik për tu ringjallur sesa diç më substanicale, shkruan Zhurnal.

LSDM mbledh partnerët e koalicionit: Të gatshëm për të kundërshtuar politikat e dëmshme të Qeverisë –

Në selinë e LSDM-së, ditë më parë, u mbajt takimi i liderëve të partive të koalicionit ku është biseduar për situatën aktuale politike dhe nevojën e një marrëveshjeje të re ndërkoalicionuese dhe nënshkrimit të një platforme të re bashkëpunimi.

Sipas LSDM-së, konkluzat që dolën nga ky takim, janë se vetëm për 9 muaj Qeveria ka zhgënjyer qytetarët, se situata ekonomike përkeqsohet në mënyrë dramatike, ka ngecje dhe bllokim të plotë të eurointegrimeve, kurse vendimet e fundit në politikën ndërkombëtare tregojnë devijim nga kursi strategjik që mund të kërcënojë stabilitetin e vendit.

Si përgjigje ndaj këtyre sfidave, koalicioni që udhëhiqet nga LSDM-ja, vendosi që ta përforcojë unitetin dhe ta ngrisë bashkëpunimin në nivel më të lartë.

“Një nga segmentet kyçe të marrëveshjes është përforcimi i interesave kombëtare, që nënkupton ndërtimin e konsensusit kombëtar për çështje strategjike, intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Koalicioni vazhdon fuqishëm me përcaktimin për eurointegrimet dhe vazhdon me reformat e nevojshme për anëtarësim në BE” – thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Siç thuhet në komunikatë, risi e veprimit të Koalicionit është formimi i Këshillit për koalicionin me qëllim të koordinimit më të mirë dhe veprimit të përbashkët.

“Me këtë dinamikë politike, koalicioni që udhëhiqet nga LSDM-ja dërgon mesazh të qartë se është i gatshëm që fuqishëm të kundërshtojë politikat e këqija të Qeverisë. Ky koalicion jo vetëm që garanton stabilitet, por paraqet edhe zgjedhjen e vetme të vërtetë për prosperitet dhe progres për të gjithë qytetarët” – thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Çfarë qëndrimesh kishte LSDM e dikurshme?

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kujtojmë se, Zorna Zaev, ish kryeministri vendit dhe ish kryetari i LSDM-së në vitin 2016 erdhi në pushtet me votat e shqiptarëve ku arriti të bëhet më i besueshëm se sa vetë politikanët shqiptarë në kampin shqiptarë, duke marrë mbi 50 mijë vota shqiptare. Vota të cilat ishin vendimtare për fitoren e tij kundër partisë nacionaliste VMRO-DPMNE atëkohë. Por kjo “formulë” e tij si duket rezultoi e suksesshme vetëm për sa kohë deri sa ishte në pushtet dhe u demaskua nga ata premtimet megalomane që i kishte dhënë e që nuk i ka realizuar.

Por tani që dështoi LSDM-ja pësoi humbje të paparamendueshme apo debakël ka filluar ta ndryshojë sloganin nga “shoqëri për të gjithë” në “shoqëri për maqedonasit”, për të rikthyer votuesit maqedonas dhe për t’i treguar votuesit shqiptar se u ka skaduar afati dhe nuk kanë më nevojë për ata shqiptarët lojal ndaj LSDM-së. E keqja qëndron te fakti konkret që as votuesit maqedonas nuk i besojnë më kësaj kastre politike në LSMD-në, dhe gjithë kjo tentativë për të shitur patriotizëm të rrejshëm nuk çon pluhur.

Koncepti i njohur “shoqëri për të gjithë” i dështoi Zaevit dhe LSDM-së, pasi për shoqërinë maqedonase Zaev u shpall “tradhtar”, ndërkaq për shoqërinë shqiptare u shpall “mashtrues”, që vetëm shfrytëzoi votat shqiptare për të ardhur në pushtet, sërish trajtimi i shqiptarëve nga institucionet e vendit ishte po i ngjashëm me atë të qeverisjes së Gruevskit. Çudia më e madhe është se menjëherë pas zgjedhjeve të këtij viti LSDM kaloi në opozitë dhe në emër të reformave të para ndryshoi të parin e partisë. I cili përvjeli mangët dhe puna e parë e tij ishte të bëj diçka për branitellat.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pra, kësaj partie vonë i kishte dalë gjumi që të mendojë për branitellat pasi doli në opozitë. E kjo nuk ishte serioze sepse shihej që është bërë për të mashtruar qytetarët se kinse këta janë alamet patriotët në kampin maqedonas po sjellin politika që përjashtojnë shqiptarët, e ushtarët e UÇK-së. Me këtë ide dështuan dhe çfarë të bëjnë, gjithçka që është kundër shqiptarëve. Prandaj, pa u vonuar reaguan menjëherë se janë kundër idesë të themelimit të Akademisë shqiptare.

Me këtë qasje LSDM po dëshmon mungesë së pjekurisë politike sepse veprimet e tyre janë më shumë hipokrite sesa të vërteta e të sinqerta. Derisa ishin në qeverisje me BDI-në ishin “pula” tani sa dolën në opozitë po shtiren se janë skifterë të pathyeshëm. Kjo gjë as nuk shkon e as nuk i ka hije, duhet të ruhet kontinuiteti partisë edhe përkundër humbjes së thellë që pësuan. Në vend se të fokusohen në gabimet e bëra dhe të punojnë drejt korrigjimit ata proklamojnë politika anti-shqiptare. E me këtë avaz numri i deputetëve do t’i hyjë në ujë e t’i zvogëlohet edhe më shumë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Iftari pa babën”, Adelina Spahija vjen edhe me ilahi
Next Article Fetai dhe ambasadori Val biseduan për përshpejtimin e integrimit evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?