By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëdhënësi i MPJD publikon një video kur Rifat Jashari priti në kullë Donika Gërvallën – thotë se duhet të turpërohen ata që kanë kritikuar vizitën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëdhënësi i MPJD publikon një video kur Rifat Jashari priti në kullë Donika Gërvallën – thotë se duhet të turpërohen ata që kanë kritikuar vizitën
Maqedoni

Zëdhënësi i MPJD publikon një video kur Rifat Jashari priti në kullë Donika Gërvallën – thotë se duhet të turpërohen ata që kanë kritikuar vizitën

admin
Last updated: 07/03/2025 10:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Leutrim Sahiti, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku shihet Rifat Jashari duke pritur në kullë ministren Donika Gërvalla.

Sahiti ka shkruar se do të turpërohen ata që kanë deklaruar se Jashari nuk është dashur t’i pranojë në kullë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren Donika Gërvalla, transmeton Telegrafi.

“Historia nuk do t’ua falë këtë. Do të mbeteni përherë të turpëruar! Një video për ata që në ditët e Epopesë së UÇK-së, në ditët që simbolizojnë unitetin e bashkimin karshi armikut, pa fije turpi, të mbushur me vrerë, kur panë në kullën e bacës Rifat Kryeministrin Kurti dhe Ministren Gërvalla, eskaluan duke thënë që baca Rifat nuk është dashur t’i pranojë këta të dy në kullën e tij”, ka pohuar ai.

Sahiti ka shtuar se “Baca Rifat dhe mijëra e mijëra mërgimtarë janë dëshmitarë të kontributit të madh të Donika Gërvallës para, gjatë dhe pas luftës. Ata ishin bashkë në shumë protesta në Gjermani, në aksione për të ndihmuar popullatën në Kosovë dhe për të ndihmuar luftën çlirimtare”.

“Janë këta “gazetarë” e “analistë” që partia e tyre, e rritur dhe fuqizuar, e ardhur në pushtet duke u thirrur në familjen Jashari dhe luftën e UÇK-së, sot gënjejnë që asnjëherë nuk ka qenë traditë  e tyre që të vizitojnë kullën e bacës Rifat, madje manifestuan “fitore” të vjedhur me automatika kundër nipit të Rifat e Adem Jasharit dhe djalit të Hamëz Jasharit. Turp”, shkroi ai.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një grua në Pejë i sulmon me thikë zyrtarët policorë, të cilët ishin në realizim të urdhëresës së gjykatës
Next Article Ruzhin: Nuk ka mundësi të anulohet marrëveshja me Bullgarinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?