By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: OSBE: Gjyqtarët, rol thelbësor në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > OSBE: Gjyqtarët, rol thelbësor në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve
Shqipëri

OSBE: Gjyqtarët, rol thelbësor në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve

admin
Last updated: 07/03/2025 16:26
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Gjyqtarët e Gjykatave Administrative, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë dhe zyrtarët e Avokaturës së Shtetit u mblodhën sot në një trajnim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Shkollën e Magjistraturës dhe Shoqatën e Gjyqtarëve Administrativë Evropianë (AEAJ).

Tema qendrore e këtij trajnimi ishte lidhja e ndërlikuar mes legjislacionit kombëtar, atij të BE-së dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në hapje të trajnimit, zëvendëskryetarja e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi dhe presidenti i AEAJ-së, Sylvain Mérenne theksuan rolin thelbësor që luajnë gjyqtarët në ruajtjen e sigurisë ligjore, pavarësisë gjyqësore, si dhe mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve.

Gjyqtarët Edith Zeller dhe Eva Wendler ndanë njohuritë e rëndësishme se si gjykatat evropiane i trajtojnë këto sfida dhe e integrojnë ligjin e BE-së në sistemet kombëtare.

Prezenca e OSBE-së thekson se, mbetet një partner krenar i sistemit gjyqësor shqiptar, përherë e gatshme të mbështesë dhe promovojë pavarësinë, integritetin dhe rritjen profesionale të magjistratëve për një shtet të së drejtës sa më të fortë e të qëndrueshëm.

You Might Also Like

Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale

Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Mbeti e plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin Lin-Pogradec, ndërron jetë pasagjerja

Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Shqipëria bën për vete Berlinin, një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike
Next Article U hetua për “shpërdorim detyre”, GJKKO pushon çështjen ndaj Pjerin Ndreut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?