By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbyllja e TikTok, Berisha: Të bojkotohet mësimi të hënën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbyllja e TikTok, Berisha: Të bojkotohet mësimi të hënën
Shqipëri

Mbyllja e TikTok, Berisha: Të bojkotohet mësimi të hënën

admin
Last updated: 07/03/2025 16:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve dhe fëmijëve që të bojkotojnë mësimin në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur platformën sociale TikTok.

Nga selia blu, gjatë një konference me gazetarët Berisha tha se “protesta e nxënësve, studentëve dhe të rinjve para kryeministrisë me datën 15 do të jetë protesta më e bukur, më madhështore që ka parë Shqipëria gjer sot”.

“Protesta me të cilën çdo fëmijë i çdo moshe, që ka smartfonin, përballet, del, bëhet luftëtar kundër diktaturës në mbrojtje të TikTok-ut dhe kundër censurës. Unë u them këtyre të rinjve se aty ku fillon censura, fillon diktatura”, tha Berisha.

Berisha po ashtu u bëri thirrje fëmijëve që të bojkotojnë mësimin.

“Kam një thirrje tjetër, të fillojë bojkoti i mësimeve. Të dashur fëmijë, të dashur të rinj dhe të reja, ai që u vë censurën, ai shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Që ditën e hënë, për shembull, orën e parë do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë”, tha Berisha.

“Prindërit të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë, të paktën orën e parë si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës”, tha Berisha.

“Dhe ju garantoj që nuk do guxojë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj jush, se do përballet me pasojat më të rrepta ligjore. E drejta e grevës është e drejtë kushtetuese”, u shpreh Berisha.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U hetua për “shpërdorim detyre”, GJKKO pushon çështjen ndaj Pjerin Ndreut
Next Article Rama: Ambicia jonë, paga mesatare e mësuesve përtej 1 mijë eurove

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?