By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, Celibashi: Të refuzuarit mund të ankohen në Gjykatën e Tiranës brenda 11 prillit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, Celibashi: Të refuzuarit mund të ankohen në Gjykatën e Tiranës brenda 11 prillit
Shqipëri

Votimi nga jashtë, Celibashi: Të refuzuarit mund të ankohen në Gjykatën e Tiranës brenda 11 prillit

admin
Last updated: 07/03/2025 16:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përfundoi sot shqyrtimin e kërkesave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për t’u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), dhe sipas të dhënave 245 975 zgjedhësve u është miratuar kërkesa për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një konferencë për mediet, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha disa detaje nga aplikimet në PER të shtetasve shqiptarë. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar më datën 2 mars, ndërsa numri mestar i kërkesave gjatë ditës ka qenë 6900.

Sipas Celibashit “aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermania më datë 11 janar, ora 00:08, aplikimi i është pranuar”.

Për sa i përket moshës, Celibashi tha se regjistrimi me “moshën më të madhe është një shtetas nga Gjermania 98 vjeç, i datëlindjes 1927, nëse nuk gaboj, ia ka dalë herën e parë të regjistrohet”.

Kryekomisioneri tha po ashtu se “një shtetas ka aplikuar 25 herë në platformë, është regjistruar”.

I pyetur se çfarë do të bëhet me 48 180 zgjedhësve të cilëve iu është refuzuar kërkesa, Celibashi tha se për kategorinë që kanë marrë refuzim nga KQZ nuk mund të bëhet asgjë.

“Ajo çfarë parashikohet në Kodin Zgjedhor dhe në aktet rregullatore, është sa vijon, nga data 9 mars deri në 12 vetëm ata që janë të regjistruar, kanë të drejtë sipas përcaktimeve përkatëse të kërkojnë të bëjnë ndryshime që lidhen me adresën dhe vetëm me adresën të të dhënave që kanë në PER dhe asgjë më shumë. Ky dyditësh është për ata që janë të regjistruar”, tha Celibashi.

“Për kategorinë e atyre që kanë marrë refuzim nga KQZ nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në Kodin Zgjedhor dhe në aktet rregullatore, për momentin që flasim”, tha Celibashi.

I pyetur se ku mund të ankohet zgjedhësi pas refuzimit të kërkesës nga ana e KQZ-së, Celibashi tha se mund të ankohen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, jo më vonë se data 11 prill.

“Nga momenti që i është refuzuar kërkesa, deri në 11 prill mund të paraqesin një ankesë nëpërmjet një platforme online, e cila do të ndërtohet nga KLD, tashmë që edhe kuadri ligjor ia lejon ndërtimin e kësaj platforme, mund të bëhet aplikimi, dhe uroj të funksionojë”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi se “refuzimet e bëra nga ana e KQZ janë të gjitha të përligjura, vjen si rrjedhoje e gabimeve të atyre zgjedhësve”.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Ambicia jonë, paga mesatare e mësuesve përtej 1 mijë eurove
Next Article Babai i Thaçit ende në gjendje të rëndë: Ish-presidentit nuk iu lejua vizita në Kosovë nga Gjykata Speciale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?