By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kjo është mosha e personave që humbën jetën në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kjo është mosha e personave që humbën jetën në Koçan
Maqedoni

Kjo është mosha e personave që humbën jetën në Koçan

admin
Last updated: 16/03/2025 11:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Koçan, 16 mars – Të vdekurit në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan janë të moshës nga 14 deri në 25 vjeç, nga Shkupi, Shtipi, Koçani dhe Probishtipi, tha sot drejtoresha e Spitalit në Koçan, Dr. Kristina Serafimovska. Në këtë spital janë hospitalizuar 20 pacientë të moshës nga 18 deri në 23 vjeç.

Drejtoresha tha se thirrjen e parë për zjarrin e kanë marrë në orën 2:48, dhe brenda 30 minutash spitali ishte plotësisht i mobilizuar. Kanë mbërritur 70 pacientë me djegie dhe helmim nga monoksidi i karbonit.

“Sollet trupa të pajetë, por kishte edhe persona që ndërruan jetë në momentin e pranimit. Meqenëse nuk kishim mjete të mjaftueshme transporti, kontaktuam të gjitha spitalet në Maqedoninë Lindore dhe filluan të mbërrinin autoambulanca nga Shkupi dhe Velesi. Pacientët me lëndime më të rënda u transportuan në Shtip dhe Shkup”, tha Dr. Serafimovska.

Sipas informacioneve fillestare, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi në Koçan se zjarri ka shpërthyer për shkak të mjeteve piroteknike që janë përdorur si efekt ndriçues gjatë koncertit të grupit DNK.

Në zjarr janë lënduar 118 persona, të cilët po trajtohen në spitalet e Koçanit dhe Shtipit, si dhe në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, Klinikën e Anestezisë KARIL, Klinikën e Kujdesit Intensiv Pediatrik, Klinikën e Neurokirurgjisë, Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup dhe Klinikën e Kirurgjisë “Naum Ohri”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se aktualisht ka rezerva të mjaftueshme të gjakut, por do të njoftojë nëse do të ketë nevojë për më shumë donacione të produkteve të gjakut.

Kryqi i Kuq njoftoi se ka dërguar ndihma në spitalin e Koçanit, duke përfshirë batanije, shtroja dhe karroca invalidore. Gjithashtu, automjetet e Kryqit të Kuq për transport sanitar janë vënë në dispozicion të institucioneve shtetërore.

Janë hapur linja telefonike të posaçme për ndihmë psikologjike emergjente, të cilat do të jenë funksionale 24/7 në këto numra:

071/338-081 në Koçan

074/203-030 në Shtip

072/271-048 në Shkup

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zeka: Vonesa e formimit të institucioneve dëmton ekonominë dhe rëndon sektorin privat
Next Article Futbollisti i Shkupit ndodhet në spitalin e Shtipit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?