By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit
Maqedoni

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

D. V.
Last updated: 18/03/2025 09:21
By D. V. 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës sot ka bërë të ditur se në Tiranë do të nënshkruhet një marrëveshje trilaterale në fushën e mbrojtjes, ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se marrëveshja do të jetë e shtrirë në katër pika.

“Duke njohur marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme midis Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Kosovës, të bazuara në vlera të përbashkëta, interesa strategjike dhe angazhime reciproke brenda kornizave të sigurisë rajonale dhe organizatave të tjera të sigurisë, do të nënshkruhet marrëveshja trilaterale ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e shtrirë në katër pika kyçe”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.

Pikat kryesore do të jenë:  

Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes;

Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve;

Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike;

Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.

Tutje, thuhet se marrëveshja ka për qëllim angazhimin e përbashkët për t’u përgjigjur sfidave të sigurisë që po shfaqen, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të minojnë stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar dhe për të arritur objektivat e përbashkëta të mbrojtjes dhe sigurisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Kemi lënë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë
Next Article Vetura ikonike e viteve të 80-ta, Renault 5 Turbo rikthehet si “bishë” elektrike në 2027

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?