By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kujdes çfarë flisni në praninë e Alexa, gjithçka dërgohet në Amazon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Kujdes çfarë flisni në praninë e Alexa, gjithçka dërgohet në Amazon
Teknologji

Kujdes çfarë flisni në praninë e Alexa, gjithçka dërgohet në Amazon

D. V.
Last updated: 18/03/2025 09:22
By D. V. 2 Min Read
Share
SHARE

Amazon ka vendosur që të gjitha kërkesat zanore për Alexa të dërgohen dhe përpunohen në cloud të Amazon. Nuk do të ketë më përpunim lokal.

Amazon ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si funksionojnë pajisjet e saj nga linja Echo, gjë që mund të shkaktojë shqetësim tek përdoruesit.

Duke filluar nga 28 marsi, të gjitha kërkesat zanore për Alexa do të dërgohen dhe përpunohen automatikisht në cloud të Amazon, pa asnjë aftësi përpunimi lokal në pajisje, transmeton Telegrafi.

Ky ndryshim do të thotë që përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje të çaktivizojnë ruajtjen e regjistrimeve të tyre zanore, gjë që më parë ishte e mundur përmes cilësimeve të privatësisë.

Me fjalë të tjera, të gjithë pronarët e Echo do të duhet të pranojnë që të dhënat e zërit të tyre të përpunohen në serverët e Amazon ose të humbin funksionalitetin kryesor Alexa.

Për më tepër, është veçanërisht problematike që përdoruesit që më parë çaktivizuan opsionin për të ruajtur regjistrimet zanore, tani humbin qasjen në funksionin Voice ID, i cili lejon Alexa të njohë se kush po i flet dhe të ofrojë përgjigje të personalizuara, të tilla si përkujtues, rekomandime muzikore dhe njoftime kalendarike.

Sigurisht, ekziston edhe çështja e privatësisë së të dhënave zanore, por Amazon thotë se nuk ka nevojë të shqetësohet për këtë.

“Kërkesat zanore të Alexa janë gjithmonë të koduara gjatë transmetimit në cloud të sigurt të Amazon, e cila është projektuar me shtresa të shumta mbrojtjesh sigurie për të siguruar privatësinë e përdoruesit. Përdoruesit mund të zgjedhin ende nga një grup cilësimesh të privatësisë brenda panelit të kontrollit të privatësisë së Alexa ose duke klikuar seksionin “Alexa Privacy” brenda aplikacionit”, thuhet nga Amazon.

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vetura ikonike e viteve të 80-ta, Renault 5 Turbo rikthehet si “bishë” elektrike në 2027
Next Article I propozoi të dashurës në dasmën e dikujt tjetër, kritikohet amerikani për veprimin e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?