By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Grenell shpërndan reagimin e Ramës për Specialen: Gjykatë turpëruese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Grenell shpërndan reagimin e Ramës për Specialen: Gjykatë turpëruese
Maqedoni

Grenell shpërndan reagimin e Ramës për Specialen: Gjykatë turpëruese

D. V.
Last updated: 18/03/2025 10:31
By D. V. 2 Min Read
Share
SHARE

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka shpërndarë deklaratën e Kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Grenell ka shpërndarë në rrjetin social X postimin e Ramës i cili shprehu kritika për refuzimin e kërkesës së Thaçit duke theksuar se Gjykata Speciale “e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë”.

“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm”, theksoi një ditë më parë kryeministri Rama, deklaratë me të cilën është dakordësuar edhe Grenell duke e publikuar edhe në profilin e tij të rrjetit social “X”

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi u nda nga jeta një ditë më parë (16 mars). Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më 13 mars ai u vizitua nga Hashim Thaçi, i cili mori leje nga Haga, ku ndodhet i arrestuar. Pas vizitës prej rreth tre orësh, ai u rikthye sërish në Hagë.

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janë vetëm tri shtete të cilëve Britania mund t’u besojë
Next Article Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?