By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski nga Selaniku e falënderoi Greqinë për ndihmën dhe theksoi se solidariteti nuk duhet të harrohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski nga Selaniku e falënderoi Greqinë për ndihmën dhe theksoi se solidariteti nuk duhet të harrohet
Maqedoni

Mucunski nga Selaniku e falënderoi Greqinë për ndihmën dhe theksoi se solidariteti nuk duhet të harrohet

D. V.
Last updated: 18/03/2025 12:02
By D. V. 3 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 18 mars – Ky ishte momenti më tragjik në historinë e popullit tim, moment që përgjithmonë do të mbetet në kujtesën kolektive, por gjithashtu ajo që do të mbetet në kujtesën tonë kolektive nuk duhet ta harrojmë asnjëherë është solidariteti të cilin e morëm, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nga Selaniku pas vizitës së të lënduarve nga zjarri në Koçan, të hospitalizuar në spitalin Papanikollau, informon korrespondentja e MIA-s nga Greqia.

Mucunski dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në mëngjes janë në vizitë në dy spitalet e Selanikut, ku janë hospitalizuar pesë të lënduar, ndërsa ministrat i shoqërojnë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Kostas Julekas kompetent për zonat Maqedonia dhe Trakia dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Tasos Haxivasiliu.

Pas vizitës në spitalin Papanikollau, në deklaratë për mediat greke, shefi i diplomacisë theksoi se nga ajo që ishin të informuar, “pacientët janë në gjendje serioze, por të qëndrueshme”.

“Ajo që pamë dhe dëshmuam këtë mëngjes është një kujdes i mrekullueshëm mjekësor. Do të citoj atë që na tha kryemjeku që kujdeset për këta pacientë: ‘Fëmijët tuaj janë fëmijët tanë’’, tha Mucunski.

Shtoi se disa nga prindërit kërkonin që në emrin e tyre të shprehë mirënjohje për mjekët dhe personelin mjekësor për kujdesin të cilin e marrin fëmijët e tyre, ndërsa paralelisht dërgoi mirënjohje dhe për Greqinë dhe popullin grek në emër të vendit dhe popullit tonë.

“Bashkë me homologun tim, ministrin e Shëndetësisë erdhëm sot këtu që ta shprehim mirënjohjen tonë, të lutemi që asnjëherë nuk do të ketë nevojë tua kthejmë për këtë lloj të solidaritetit të thellë. Falënderojmë qytetarët grekë, Qeverinë greke për transparencën e tyre”, theksoi ministri.

Për mëngjesin tragjik, tha se një nga bisedat e para të cilat i ka pasur ishte me homologun e tij grek, Jorgos Gerapetritis, duke shtuar se nga Greqia jo vetëm ngushëllime dhe fjalë, ekzistonte edhe ndihmë praktike.

“Pacientët e parë të cilët u larguan nga vendi ynë ishin ata që erdhën këtu në Selanik. Qyteti që është afër nesh për shkaqe të ndryshme dhe i cili shpresoj se nuk do të jetë përsëri afër nesh për këto arsye”, tha ministri.

Përkujtoi se përveç se në Selanik dhe Athinë janë hospitalizuar të lënduar, të cilët mbrëmë ishin dërguar me aeroplan të aviacionit ushtarak grek, ndërsa paralelisht foli edhe për ndihmën edhe nga vende të tjera.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Mucunski dhe Taravari nga spitali Papanikollau ku janë hospitalizuar tre persona, shkuan për spitalin ushtarak në Selanik, ku po mjekohen dy të lënduar të tjerë, të gjithë me djegie të vështira

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës
Next Article Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, marrëveshje trepalëshe ushtarake

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?