By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria në seancë do ta konfirmojë Vendimin për mbulimin e shpenzimeve të dy anëtarëve të familjeve të pacientëve të cilët do të transportohen jashtë vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria në seancë do ta konfirmojë Vendimin për mbulimin e shpenzimeve të dy anëtarëve të familjeve të pacientëve të cilët do të transportohen jashtë vendit
Maqedoni

Qeveria në seancë do ta konfirmojë Vendimin për mbulimin e shpenzimeve të dy anëtarëve të familjeve të pacientëve të cilët do të transportohen jashtë vendit

D. V.
Last updated: 18/03/2025 12:47
By D. V. 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 mars – Për një orë e gjysmë Qeveria do të mbajë mbledhje në të cilën do të konfirmohet Vendimi për mbulimin e shpenzimeve të dy anëtarëve të familjeve të pacientëve të cilët do të shtrohen në spitale jashtë shtetit, informoi sot kryeministri Hristian Mickoski pas vizitës në SPQ “8 Shtatori”.

Siç tha Mickoski, sipas Vendimit, është paraparë të mbulohen shpenzimet për transport dhe akomodim.

Kryeministri bën thirrje që çdonjëri që ka qenë në perimetrin e ngjarjes tragjike të lajmërohet në mjek, pavarësisht a ndjen probleme ose jo.

“Si qeveri po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish. Një pjesë e madhe, mbi 70, 80 pacientë, janë jashtë vendit. Sot në Selanik ndodhen edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe ministri i Shëndetësisë dhe prej andej do të shkojnë në Sofje për të vizituar disa nga pacientët që po trajtohen. Për një orë e gjysmë kemi seancën e Qeverisë, do ta konfirmojmë vendimin për mbulimin e shpenzimeve të dy anëtarëve të familjes për të shkuar atje ku janë shtrirë pacientët, si dhe transportin dhe akomodimin”, theksoi Mickoski.

Paraprakisht, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski i cili ishte bashkë me Mickoskin në SPQ “8 Shtatori”, tha se prej sot pacientë do të dërgohen edhe në Itali, Holandë dhe Belgjikë sepse kapacitetet në fqinjësi tashmë janë përmbushur.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drejtoresha e Repartit për djegie në Spitalin e Selanikut: Tre pacientët janë në gjendje kritike, por stabile
Next Article Krasniqi nga Skenderaj: Mungesa e Thaçit, padrejtësi e madhe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?