By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ZKA: Mungesë efikasiteti në ndërtimet në Prishtinë, hekurudha dhe menaxhimin e deponive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ZKA: Mungesë efikasiteti në ndërtimet në Prishtinë, hekurudha dhe menaxhimin e deponive
Maqedoni

ZKA: Mungesë efikasiteti në ndërtimet në Prishtinë, hekurudha dhe menaxhimin e deponive

D. V.
Last updated: 18/03/2025 12:49
By D. V. 5 Min Read
Share
SHARE

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në një konferencë për media ka shpalosur rezultatet kryesore të tri auditimeve të kryera për performancën dhe pajtueshmërinë. Këto auditime kanë të bëjnë me efikasitetin dhe efektivitetin e procesit të ndërtimeve të larta në Komunën e Prishtinës, realizimin e projektit “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak” dhe auditimin e pajtueshmërisë për Kompaninë për Menaxhimin e Deponisë së Mbeturinave të Kosovës (KMDK), raporton Ekonomia Online.

Sa i përket auditimit të parë, Spanca tha se Komuna e Prishtinës, gjatë periudhës 2021-2023, nuk ishte efikase dhe as efektive në proceset që nga lëshimi i lejeve të ndërtimit deri te pajisja me certifikata të përdorimit.

Ajo shtoi se ka mungesë të kontrolleve gjatë lëshimit të kushteve ndërtimore, trajtim jo të barabartë të kërkesave për leje ndërtimore dhe mungesë të inspektimeve të rregullta. Gjithashtu, mekanizmi për pajisjen me certifikatë të përdorimit nuk është efektiv, pasi vetëm 15% e lejeve të lëshuara për ndërtim gjatë viteve 2017-2021 janë pajisur me certifikatë të përdorimit.

“Komuna e Prishtinës ka dështuar në hartimin dhe nxjerrjen e planeve rregullative të detajuara. Si pasojë, parcelat nuk janë ridestinuar para dhënies së lejeve të ndërtimit, për shembull nga tokë bujqësore në ndërtimore, gjë që ka vonuar procesin. Për më tepër, ridestinimi i tokave bujqësore për ndërtim shpesh ndodh në fazat përfundimtare të procesit të ndërtimit dhe lëshimit të certifikatës së përdorimit,” tha ajo.

Në lidhje me efikasitetin e realizimit të projektit “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak”, Spanca tha se sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Infrakos, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministria e Ekonomisë nuk ishin efikase në planifikimin dhe menaxhimin e këtij projekti.

Ajo tha se realizimi i projektit është përcjellë me vonesa të gjata në çdo fazë dhe me kosto që kanë tejkaluar planifikimin fillestar. Gjithashtu, janë vërejtur ndryshime të mëdha në kontrata dhe nevoja për huamarrje shtesë për shkak të vlerësimit të gabuar të nevojave.

“Gjatë viteve 2015-2024 për projektin ‘Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10 Hani i Elezit – Leshak’ janë paguar 92,3 milionë euro, apo 37% e fondeve të ndara. Nga të dhënat e mbledhura, rezulton se nga viti 2008 deri në 2020 realizimi i shpenzimeve ka qenë shumë i ulët. Një progres më i mirë fillon në vitin 2021, ndërsa në vitet 2022-2023 pati një rritje të ekzekutimit të punëve, duke e çuar shpenzimin në rreth 45% të fondeve. Megjithatë, projekti mbetet larg realizimit të objektivave të përcaktuara,” theksoi ajo.

Sa i përket auditimit të tretë, që lidhet me vlerësimin e pajtueshmërisë me kontratën “Mirëmbajtja dhe Riparimi i Infrastrukturës në Deponitë Sanitare dhe Stacionet e Transferit të KMDK-së”, Spanca tha se ZKA ka konstatuar se kompania nuk ka arritur të menaxhojë kontratën sipas kërkesave ligjore.

“Devijimi nga kushtet e kontratës është material, pasi në tetë pozicione sasitë e parashikuara me kontratën kornizë janë tejkaluar mbi kufirin e lejuar ligjor prej 30%, ndërsa 46 pozicione të tjera nuk janë realizuar fare. Në këto tetë pozicione, tejkalimet shkojnë nga 60% deri në 3900%. Për shembull, vlera e kontraktuar për këto pozicione ishte 304 mijë euro, ndërsa shpenzimet faktike arritën në 1.3 milionë euro,” theksoi ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

ZKA bëri të ditur se deri në gusht të vitit 2025 pritet të përfundojnë dhe publikojnë 139 auditime. Plani auditues përfshin: 88 auditime të detyrueshme të rregullsisë në nivel qendror dhe lokal, 12 auditime për ndërmarrjet publike, 12 auditime të pajtueshmërisë, 3 auditime me informata të klasifikuara (për MPB, MD dhe MM), 16 auditime të performancës dhe 8 auditime të projekteve të financuara nga Banka Botërore.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Krasniqi nga Skenderaj: Mungesa e Thaçit, padrejtësi e madhe
Next Article Avokat Gashi: Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait, shkelje drastike e të drejtave njerëzore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?