By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avokat Gashi: Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait, shkelje drastike e të drejtave njerëzore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Avokat Gashi: Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait, shkelje drastike e të drejtave njerëzore
Maqedoni

Avokat Gashi: Moslejimi i pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait, shkelje drastike e të drejtave njerëzore

D. V.
Last updated: 18/03/2025 12:49
By D. V. 4 Min Read
Share
SHARE

Avokati Tomë Gashi moslejimin e pjesëmarrjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi, në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi, e cilësoi si shkelje drastike të të drejtave të tij njerëzore.

Ai në intervistë për Ekonomia Online rikujton se Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi në raste të kësaj natyre i ka lejuar të akuzuarit të vijnë në Kosovë.

“Mendoj që Gjykata Speciale në mënyrë permanente i ka shkelur të drejtat humanitare, të drejtat njerëzore të Hashim Thaçit. Është e vërtetë që atij vetëm në kërkesën e katërt i është lejuar para pesë ditëve që ta vizitojë babanë e tij në spital, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore dhe fatkeqëisht ai dje ka vdekur. Përveç kësaj, Gjykata tanimë është një informatë që nuk i ka lejuar që të vijë në varrimin e babait të tij. Dhe është shkelje përsëri drastike e të drejtave të tij humanitare, të drejtave njerëzore. Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi në rastet e caktuara kur kemi pasur ushtarë të UCK-së dhe kur ka pasur situata të njëjta apo të ngjashme i ka lejuar që të vijnë në Kosovë dhe të marrin pjesë në varrimin e anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre.

Avokati Gashi mendon se aktakuza e dytë ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë mund të ketë ndikuar në moslejimin e pjesëmarrjes së tij në varrimin e babait.

“Mendoj që arsyeja kryesore që gjykata ndoshta e ka pasur për të mos e lejuar Thaçin që të vijë sot në varrim mund të jetë aktakuza e dytë, e cila ka ndikim direkt në aktakuzën e parë. Aktakuza e dytë është për pengim të drejtësisë apo për tentim në ndikim të dëshmitarëve. Mund të jetë kjo arsyeja kryesore që ata kanë një frikë të themi, edhe pse besoj të pabazuar, që mund të ketë tentativa të ndikimit në dëshmitarë. Janë situata tepër të dhimbshme, kur një person që gjendet për më tepër se katër vjet në paraburgim në Hagë të mos i lejohet që të vijë në varrimin e babait të tij”, tha Gashi

Ai konsideron se kjo situatë nuk është fare e arsyeshme, duke shtuar se ende nuk janë parë arsyet e Gjykatës Speciale që ardhja e Thaçit në varrimin e babait të tij mund të paraqes rrezik potencial për ndikim në dëshmitarë.

“Mendoj që një përtej arsyeve që mund të jetë është që moslejimi i Thaçit që të vijë në varrimin e babait të tij është pranimi i fajësisë të disave që janë të bashkakuzuar në rastin e akuzës së dytë për Thaçin e që ka të bëjë sipas Gjykatës me pengim të drejtësisë”.

Në lidhje me reagimin e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu që t’i kërkojë Gjykatës Speciale masa të menjëhershme që t’i mundësohet Hashim Thaçit pjesëmarrja në varrimin e  babait të tij, avokati Gashi e quan hap të mirëseardhur.

“Pa marrë parasysh që Kosova, qeveria, parlamenti, avokati i popullit e askush, nuk ka kurrfarë ndikimi në punën e Gjykatës Speciale prapëseprapë është një kujdes minimal për pjesëtarët e UÇK-së që gjenden atje. Faktikisht duhet t‘ia bëjmë me dije që nuk mund t’i shkelin të drejtat njerëzore edhe në situatat të tilla tragjike, kur dikush humbet me të afërmit e tyre, babanë. Besoj se do të duhej Gjykata Speciale t’i ketë parasysh këto rrethana”, tha për EO avokati Tomë Gashi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ZKA: Mungesë efikasiteti në ndërtimet në Prishtinë, hekurudha dhe menaxhimin e deponive
Next Article Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?