By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LVV i reagon LDK-së: Ankesat në PZAP mbi skemën e manipulimit me votë, s’është asgjë tjetër pos ushtrim i një të drejte ligjore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LVV i reagon LDK-së: Ankesat në PZAP mbi skemën e manipulimit me votë, s’është asgjë tjetër pos ushtrim i një të drejte ligjore
Maqedoni

LVV i reagon LDK-së: Ankesat në PZAP mbi skemën e manipulimit me votë, s’është asgjë tjetër pos ushtrim i një të drejte ligjore

D. V.
Last updated: 18/03/2025 15:57
By D. V. 3 Min Read
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur ankesën e LVV-së në PZAP si presion.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i LVV-së, ka thënë se “reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e quajtur presion ankesën tonë në PZAP është absurd i llojit të vet””.

“Ankesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në PZAP mbi skemën e manipulimit me votë përmes postës s’është asgjë tjetër pos ushtrim i një të drejte ligjore që është paraparë me ligjet dhe rregullat e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ka të vetmin qëllim ruajtjen dhe moscenimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Tutje në reagimin e tyre thuhet duhet respektuar vullneti i shprehur nga qytetarët.

Pikërisht që nga denoncimet e para e deri te ankesa jonë e djeshme në PZAP kjo ka qenë kërkesa bosht rreth të cilës kemi argumentuar. E gjithë kërkesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është evidentimi dhe anulimi i skemës së organizuar nga qarqe brenda LDK-së me qëllim manipulimin dhe deformimin e vullnetit qytetar”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “reagimi i LDK-së që i drejtohet LVV-së, në fakt i shkon edhe zyrtarëve e kandidatëve të vet LDK-së të cilët tashmë hapur kanë folur për këtë skemë manipulimi edhe brenda vet subjektit të tyre”.

“Ankesa e LDK-së mbi ankesën legjitime të LVV-së në të vërtetë paraqet presion. Ky është presion direkt mbi vet PZAP dhe për të ndikuar në vendim e këtij institucioni që në fakt do të nxjerrte një të vërtetë të vetme: skemën e hajnisë së vullnetit qytetarë duke dëmtuar kështu edhe subjektet e tjera, por edhe duke ndryshuar vet përbërjen e grupit parlamentar të LDK-së”, theksoi ai.

Mes tjerash, Manxhuka ka pohuar se “Republika e Kosovës duhet të vazhdojë të ecë përpara me standarde të larta për të cilat njihet tashmë: garantimi i zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, duke respektuar pa kompromis vullnetin e të gjithë qytetarëve të saj”.

Ndryshe, sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër siç thonë çdo formë të presionit të ushtruar ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje të papranueshme dhe të rrezikshme në një proces që duhet të mbetet tërësisht i pavarur dhe i paanshëm.

LDK në një reagim për media thekson se pret që normat demokratike dhe vullneti i qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë të respektohen plotësisht dhe pa asnjë kusht.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump ka transformuar plotësisht Zyrën Ovale – me ar “kudo”
Next Article Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?