By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti në Librin e Ngushëllimeve për viktimat në Koçan: Fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti në Librin e Ngushëllimeve për viktimat në Koçan: Fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit
Maqedoni

Kurti në Librin e Ngushëllimeve për viktimat në Koçan: Fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit

admin
Last updated: 19/03/2025 08:55
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë me ç’rast shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan.

“Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit. Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut”, shkroi Kurti.

Më 16.03.2025, humbën jetën 59 persona në zjarrin e klubit të natës “Puls” në Koçan dhe të paktën 155 të tjerë u plagosën.

Për këtë ngjarje janë të dyshuar 23 persona, ndërsa 11 prej tyre ndodhen në paraburgim, teksa autoritetet po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje.

Pas zjarrit vdekjeprurës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të dielën shtatë ditë zie.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe katër persona të lënduar prej mbrëmë nga Shkupi janë transferuar në Athinë
Next Article Mot me diell, temperaturat deri në 12 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?