By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu ndan mesazhet e qytetarëve: Kushte moderne dhe profesionalizëm tek Pediatria e Specialiteteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu ndan mesazhet e qytetarëve: Kushte moderne dhe profesionalizëm tek Pediatria e Specialiteteve
Shqipëri

Koçiu ndan mesazhet e qytetarëve: Kushte moderne dhe profesionalizëm tek Pediatria e Specialiteteve

admin
Last updated: 19/03/2025 12:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ndau në rrjetet sociale pamje nga Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT).

“Vogëlushët që marrin shërbim në Pediatrinë e Specialiteteve në QSUNT trajtohen sot në kushte moderne, me kujdes dhe profesionalizëm. Investimet në shëndetësi bëjnë diferencën aty ku ka më shumë nevojë, te fëmijët tanë”, shprehet ministrja Koçiu.

Ministrja ka sjellë zërin e nënave që gjenden me vogëlushët e tyre në këto mjedise spitalore.

Ato rrëfejnë se kushtet janë shumë të mira dhe nuk u mungon asgjë.

Përveç kushteve e higjienës, prindërit e pacientëve të vegjël shprehen falenderues e të kënaqur edhe me shërbimin e stafit mjekësor.

“Këtu është shërbimi më i mirë se atje. Ambienti më i pastër. Kushtet janë shumë të mira” shprehet nëna e një fëmije.

Ndërsa një prind tjetër jep një vlerësim maksimal ku thotë se: “nga 1 në 10, unë do thoja 20. Jemi pa fjalë për stafin dhe korrektësinë që kanë”.

Investimi ka mundësuar që përveç rritjes së kujdesit shëndetësor për fëmijët, të ketë kushte të përshtatshme qëndrimi edhe për prindërit që janë të detyruar të qëndrojnë aty për kohë të gjatë.

Spitali i Pediatrisë së Specialiteteve e organizuar në 5 kate ofron shërbime në Nefrologji dhe Dializë Pediatrike, Shёrbimi i Laboratorit tё Gjenetikёs Klinike, Shërbimi i Onkohematologjisë, Shërbimi i Specialiteteve 2 për neuropsikiatri, gastroenterologji, endokrinologji dhe okulistikë, Shërbimi i Specialiteteve 1 Pneumo-alergologji, Shërbimi i Kirurgjisë Infantile, Njësia e Konsultave Pediatrike si dhe Njësia e Rehabilitimit Fizik (fizioterapia).

Spitali ka një kapacitet prej 140 shtretërish ku parashikohen rreth 35000 konsulta në vit, mbi 24500 ekzaminime të tjera specifike (eko, ct, grafi, timpanografi, spirometri, audiograme etj) dhe mbi 5000 ekzaminime laboratorike përmes konsultës ambulatore pediatrike.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari: Edhe kryeministri edhe unë si ministër i Shëndetësisë kemi për detyrim t’i vizitojmë pacientët
Next Article Rriten me 8% volumet e përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?