By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Qytetarëve do u kthejmë paratë, nuk do ketë shqiptarë me çerek pensioni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Qytetarëve do u kthejmë paratë, nuk do ketë shqiptarë me çerek pensioni
Shqipëri

Berisha: Qytetarëve do u kthejmë paratë, nuk do ketë shqiptarë me çerek pensioni

admin
Last updated: 19/03/2025 13:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediet tha sot se “Programi i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore po bëhet pjesë shpirtërore e qytetarëve shqiptarë”.

“Motoja jonë se do u kthejmë paratë shqiptarëve po ngjit gjithnjë e më shumë”, tha Berisha.

Sipas tij, “minimumi jetik 200 euro, rritja e pensioneve me 20 përqind, rritja e rrogës minimale me 20 përqind, rritja e rrogës mesatare në 1200 euro, karta e konsumatorit për pensionistët dhe rrogëulëtit, kanë pasur një impakt shumë pozitiv”, vijoi ish-kryeministri.

Berisha premtoi se nuk do te këtë më shqiptarë me çerek pensioni

“Nuk mund të ketë shqiptarë me çerek pensioni, gjysmë pensioni apo dy të tretat pension. Do ketë shqiptarë me 200 euro. Me kartën e konsumatorit do marrin 450 euro, sot për sot se nesër kur të rriten çmimet, do shkojë edhe më shumë. Kompensim për TVSH që paguajnë. Energjia do zbresë në 7 lekë. Nafta do zbresë në çmimet që ka Kosova”, u shpreh Berisha.

“Pra, vijoi ai, kjo paketë që e quajmë paketa e dhembshurisë dhe që në fakt nuk është asgjë tjetër veçse kthimi i parave tek shqiptarët se atyre u merren taksat dhe ne do ua kthejmë atyre.”

Më tej Berisha shtoi se “ky start nuk ndalet gjersa shqiptarët të dalin në krye të vendit për rrogat dhe pensionet. Ky është preokupimi ynë, ky është zotimi ynë. Prandaj ju patë atë takim aq të zjarrtë në pallatin e sportit në Shkodër. Qytetarëve do u kthejmë paratë. Do presim me gërshërë dorën që do guxojë të prekë paratë e tyre”.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manastirliu: Mbështetje për 50 mijë studentë, bursa sa paga minimale për programet prioritare
Next Article Diskotekat/ Miteva: Tre nga 12 objektet me licencë të vlefshme nuk i plotësojnë kushtet për punë, 9 të tjerat po hetohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?