By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pavarësi nga qeveria: Këshilli Gjyqësor mirëpret opinionet e Venecias për reformën në drejtësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pavarësi nga qeveria: Këshilli Gjyqësor mirëpret opinionet e Venecias për reformën në drejtësi
Maqedoni

Pavarësi nga qeveria: Këshilli Gjyqësor mirëpret opinionet e Venecias për reformën në drejtësi

admin
Last updated: 19/03/2025 15:25
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mirëpritur opinionet e Komisionit të Venecias për tri ligje ndërlidhur me reformën në drejtësi.

Tri ligjet janë për rekrutimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve, procedurat disiplinore ndaj tyre dhe Akademia e Drejtësisë.

Këshilli Gjyqësor ka vlerësuar se rekomandim i Venecias është edhe eleminimi i çdo ndikimi të mundshëm nga pushteti.

Njoftimi:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mirëpret tri opinionet e Komisionit të Venecias për projektligjet që kanë të bëjnë me KGJK-në, me rekrutimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me procedurën disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë dhe Akademinë e Drejtësisë.

Këto opinione janë miratuar në Sesionin e 142-të Plenar të Komisionit të Venecias më 14-15 mars 2025.

KGJK vlerëson lartë analizën e detajuar të pakos legjislative sipas së cilës analizë projektligjet janë përgjithësisht në harmoni me standardet evropiane.

Rekomandimet e ofruara nga Komisioni i Venecias janë të mirëseardhura dhe do të ndihmojnë në forcimin e pavarësisë, efikasitetit dhe integritetit të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Projektligjet e vlerësuara nga Komisioni i Venecias janë rezultat i zotimin të përbashkët për reformën në drejtësi, të nënshkruar më 14 mars 2023 nga Ministria e Drejtësisë, KGJK, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Gjykata Supreme dhe Prokurori i Shtetit.

KGJK shpreh përkushtimin për të kontribuar në finalizimin e projektligjeve sipas rekomandimeve nga Komisioni i Venecias në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, KPK-në, Gjykatën Supreme, Prokurorin e Shtetit dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Këshilli Gjyqësor merr në konsideratë të gjitha rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias, përfshirë:

  • Rëndësinë e sigurimit të pavarësisë institucionale të KGJK-së dhe shmangien e çdo ndikimi të panevojshëm nga ekzekutivi apo organet e tjera të pushtetit;
  • Përmirësimin e procedurave të rekrutimit, emërimit dhe vlerësimit të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke siguruar standarde të qarta dhe të parashikueshme;
  • Sigurimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe të drejtë të kontrollit të integritetit dhe disiplinës, bazuar në parime të qarta dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me standardet evropiane, dhe
  • Garantimin e trajnimeve cilësore për gjyqtarët.

Në këtë kontekst, KGJK falënderon të gjithë gjyqtarët, ekspertët, institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile që kanë kontribuar në hartimin e kësaj pakoje ligjore. Kontributi i tyre ka qenë i një rëndësie të veçantë për sigurimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në standarde të larta profesionale.

Po ashtu, KGJK falënderon Këshillin e Evropës dhe Komisionin e Venecias për ekspertizën e çmuar dhe ndihmën e ofruar në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

KGJK bën thirrje për adresimin sa më të shpejtë dhe efektiv të rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe të Raportit të Vendit të Komisionit Evropian lidhur me reformën në drejtësi, duke e konsideruar këtë proces me prioritet të lartë dhe një element kyç në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Progresi në zbatimin e kësaj reforme është thelbësor për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të besueshëm, transparent dhe efikas, që i shërben qytetarëve dhe rrit besimin e publikut në drejtësi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sorensen e mbyll vizitën me një postim nga Merdarja: Koha për t’i modernizuar pikëkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Next Article Dogana konfiskon mbi tre mijë mbathje të falsifikuara me markën “Adidas”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?