By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje
Shqipëri

Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje

admin
Last updated: 19/03/2025 15:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Shqipëri, prodhimi ka pësuar rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit. Statistikat e fundit të INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2024 tregojnë një ulje të ndjeshme në industri, energji dhe trajtimin e mbetjeve.

Në sektorin industrial, shitjet neto ranë me 14.4 për qind, ndërsa prodhimi në volum me 13.7 për qind. Po ashtu, numri i të punësuarve dhe fondi i pagave kanë rënë përkatësisht me 6.5 për qind dhe 1.9 për qind.

Në prodhimin e energjisë, rënia ishte 0.8 për qind në shitje dhe 13.5 për qind në volum, ndërsa punësimi u tkurr me 6 për qind. E vetmja rritje u shënua në fondin e pagave, me 4 për qind.

Ndërkohë, ndërtimi është i vetmi sektor prodhues që vijon rritjen. Në fund të vitit 2024, shitjet u rritën me 2.7 për qind, prodhimi në volum me 1.9 për qind dhe numri i të punësuarve me 1.8 për qind. Ndërkohë, fondi i pagave për këtë sektor u rrit me 16.9 për qind.

Në sektorët e shërbimeve, situata është më pozitive. Tregtia me shumicë dhe pakicë u rrit me 4 për qind, transporti dhe magazinimi me 12.8 për qind, ndërsa baret dhe restorantet shënuan një rritje prej 12.8 për qind në shitje dhe 7.8 për qind në punësim.

Edhe sektori i teknologjisë dhe informacionit u rrit me 8.7 për qind në shitje dhe punësim, ndërsa turizmi dhe agjencitë e udhëtimit panë rritje të punësimit me 12.7 për qind dhe të fondit të pagave me gati 20 për qind.

Me prodhimin në rënie dhe shërbimet në rritje, ekonomia shqiptare po shkon drejt një strukture ku sektori i shërbimeve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-prokurorja Kadriu: Prokurori “ndihmës” për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, punon edhe në rastin në Koçan
Next Article Në Suedi transportohen dy të lënduar nga zjarri në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?