By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpenzimet e transportit dhe akomodimit për familjet e pacientëve të lënduar në Koçan të cilët trajtohen jashtë vendit, mbulohen plotësisht nga Qeveria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shpenzimet e transportit dhe akomodimit për familjet e pacientëve të lënduar në Koçan të cilët trajtohen jashtë vendit, mbulohen plotësisht nga Qeveria
Maqedoni

Shpenzimet e transportit dhe akomodimit për familjet e pacientëve të lënduar në Koçan të cilët trajtohen jashtë vendit, mbulohen plotësisht nga Qeveria

admin
Last updated: 19/03/2025 16:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot kumtoi se shpenzimet për transport dhe akomodim për familjet e pacientëve të lënduar në aksidentin e Koçanit, të cilët aktualisht janë duke u mjekuar jashtë vendit i mbulon plotësisht Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Shërbimit të punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë.

Njëherësh, nga Ministria u bëjnë thirrje familjeve të pacientëve që kanë nevojë për transport apo akomodim të kontaktojnë numrin e telefonit 070-270-370.

“Në mënyrë shtesë, të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore janë në dispozicion për të ofruar mbështetjen e nevojshme logjistike në vendet ku po mjekohen pacientët. Lista e kontakteve me numrat e telefonit është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa në dispozicion janë edhe numrat e telefonit kujdestarë: 075/273-732 dhe 075/268-736”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, përmes Shtabit operativ të krijuar për këtë qëllim, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe misionet diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit.

“Solidariteti dhe përgjegjësia janë kyçe në momente të tilla, prandaj apelojmë deri tek qytetarët që të përmbahen nga shkëmbimi i informacioneve të paverifikuara, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të dezinformatave”, thuhet në kumtesë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti takohet me ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Next Article Mustafi reagon ndaj akuzave të Milivojeviq: Shqiptarët e Tërnocit nuk janë pjesë e dhunës në protestën studentore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?