By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mustafi reagon ndaj akuzave të Milivojeviq: Shqiptarët e Tërnocit nuk janë pjesë e dhunës në protestën studentore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mustafi reagon ndaj akuzave të Milivojeviq: Shqiptarët e Tërnocit nuk janë pjesë e dhunës në protestën studentore
Maqedoni

Mustafi reagon ndaj akuzave të Milivojeviq: Shqiptarët e Tërnocit nuk janë pjesë e dhunës në protestën studentore

admin
Last updated: 19/03/2025 16:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike (DS), Srgjan Milivojeviq i cili lidhi shqiptarët nga Tërnoci me dhunën e protestës studentore të 15 marsit që u mbajt në Serbi.

Në një reagim në Facebook, Mustafi tha se këto deklarata janë vazhdim i narrativave të vjetër dhe të rrezikshme që ka kriminalizuar shqiptarët në Luginën e Preshevës e aq më keq që vijnë nga kreu i partisë opozitare.

“Ky është një shembull tipik i retorikës që ka ardhur nga Beogradi, ku çdo mundësi për të stigmatizuar shqiptarët si grup të rrezikshëm dhe të pandershëm është shfrytëzuar për të krijuar imazhe të rreme dhe të padrejta. Ky lloj diskursi ka shumë ngjashmëri me periudhën e ish-Jugosllavisë, kur shqiptarët në Luginën e Preshevës, veçanërisht ata në Tërnoc, ishin etiketuar si “separatistë”, “komunistë” ose madje “turq”, vetëm për shkak të origjinës dhe kërkesave për të drejtat e tyre”, ka shkruar Mustafi.

Ai tutje ka shtuar se Milivojeviq duke përdorur gjuhë kriminalizuese dhe pa asnjë bazë të vërtetuar, po tenton të vazhdojë këtë linjë të errët, duke lidhur shqiptarët e Tërnocit me aktivitete të paligjshme dhe duke i bërë përgjegjës për veprime të individëve të caktuar.

“Në vitet e pasluftës, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, retorika e tillë është përdorur për të demonizuar shqiptarët shpesh herë duke i cilësuar si “separatistë” ose “terrorist” dhe për t’i portretizuar si kërcënim për shtetin serb. Këto akuza të pabaza kanë shërbyer për të ndihmuar në krijimin e një atmosfere urrejtjeje dhe përçarjeje, duke krijuar një përfundim të rremë se shqiptarët janë një rrezik për rendin dhe sigurinë”, ka shkruar Mustafi.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar tutje ka shtuar se kjo deklaratë është një tjetër përpjekje për të përdorur gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve dhe për të nxitur paragjykime të thella ndaj Tërnocit.

Po ashtu sipas Mustafit, kjo gjuhë është një vazhdimësi e fushatave të tilla që kanë tentuar të lidhin shqiptarët me aktivitete kriminale, duke shpërndarë akuza pa asnjë provë dhe duke krijuar një perceptim të gabuar për një tërë grup etnik.

“Në këtë kontekst, është e domosdoshme që të ndalet kjo valë e stigmatizimit dhe kriminalizimit të shqiptarëve të Luginës. Ata që përdorin këtë gjuhë të urrejtjes dhe diskriminimit duhet të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Mustafi.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shpenzimet e transportit dhe akomodimit për familjet e pacientëve të lënduar në Koçan të cilët trajtohen jashtë vendit, mbulohen plotësisht nga Qeveria
Next Article Startup-et shqiptare nga Piramida e Tiranës drejt Silicon Valley

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?