By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Listat e kryetarëve dhe emrat mbushës, sa mandate përcakton vota e popullit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Listat e kryetarëve dhe emrat mbushës, sa mandate përcakton vota e popullit?
Shqipëri

Listat e kryetarëve dhe emrat mbushës, sa mandate përcakton vota e popullit?

admin
Last updated: 19/03/2025 21:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Referuar mënyrës se si kryetarët e partive kanë përzgjedhur kandidatët në listat e bëra publike dhe të regjistruara pranë KQZ, këto zgjedhje kanë hapur kutinë e Pandorës edhe për vetë jetën e brendshme dhe konfigurimin e partive kryesore.

Reforma zgjedhore e ndërmarrë një vit më parë, duket se nuk prodhoi dot as kandidatë të pavarur nga vullneti i liderit të partisë, as lista të hapura të plota.

‘Parlamenti aktual ka prekur nivelin e fundit në besimin publik dhe qytetarët kanë qenë të irrituar me cilësinë parlamentare dhe pritshmëria ishte që të kishte një ndryshim drastik të elitave parlamentare’ u shpreh Afrim Krasniqi, Dr. Instituti i Studimeve Politike

‘Kjo mënyrë të votuari nuk rrit transparencën, por më shumë se kaq siguron mandate për drejtuesit kryesorë të partive dhe për ata kandidatë që janë të parapëlqyer nga drejtuesi i partisë’ u shpreh Kristaq Kume, ish kreu i KQZ
‘Për sipërfaqen që kemi dhe për numrin e banorëve që kemi mendoj se duhet të ishte zgjedhur një zonë elektorale, siç është shembulli i Kosovës. Kodi aktual i detyron me patjetër që të zgjedhin këtë miksin, ndërsa përpjekja e disa partive për të shkuar te listat e hapura dështoi. Dështoi dhe pa u shpjeguar nga partitë e mëdha se pse këmbëngulin kaq shumë me këtë modelin ndërmjet listës së mbyllur dhe të hapur’ u shpreh gazetari, Agim Baci

Partia Socialiste duket se do të rithemelojë thuajse 2/3 e grupit të saj parlamentar. Vec drejtuesve politikë, disa figura të vjetra I ka hedhur në betejën e listave të hapura. Krejt të kundërtën ka bërë lideri i partisë demokratike Sali Berisha duke fiksuar në listat e mbyllura veç njerëzit e besuar, një përpjekje për të mbajtur rreth vetes partinë, cilido qoftë rezultati.

‘Ajo që do të pritej është jo vetëm ndryshim i balancave politike dhe ndryshimi në cilësinë e kandidatëve që do të jenë deputetë. Një pjesë varen edhe nga kryetarët e partive por edhe një pjesë nga vota e qytetëarev mund të kemi 28 deputetë nga lista’ u shpreh Kristaq Kume, ish kreu i KQZ

‘Ne më shumë kemi listat e kryetarëve të partive politike, se si ata e duan politikën, se si ata e duan parlamentin sesa kemi një listë kandidatësh për Shqipërinë’ u shpreh Afrim Krasniqi, Dr. Instituti i Studimeve Politike
‘Beteja në listat e hapura ka sjellë shumë emra dhe pak vende, çfarë e bën një garë shumë të fortë dhe ndonjëherë jo shumë të ndershme, pasi mund të ndërhyjnë krerët e partive, mund të ndërhyjnë njerëz që kanë segmente të forta ekonomike’ u shpreh gazetari, Agim Baci.

Me një popullsi prej vetëm 2.4 milionë banorë rezidentë, politika në vendin tonë është shndërruar në sportin më popullor. Shqiptarët nuk i kanë fshehur asnjëherë ambiciet për tu marrë masivisht me politikë. Kjo dëshmohet edhe nga numri i ekzagjeruar i partive politike apo kandidatëve që kanë shënuar emrat në fletët e votimit për këto zgjedhje parlamentare. Pavarësisht se shumica janë të ndërgjegjshëm që janë aty vetëm si mbushës listash pasi nuk kanë asnjë shans fitoreje.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lojtarët e Shkupit në dhimbje për humbjen e Andrej Lazarov, anulojnë stërvitjen
Next Article Tërmet i dytë shkundi rajonin e Strumicës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?