By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raportet Kosovë-Letoni, masat e BE-së ndaj Kosovës dhe statusi i vendit kandidat – çka u tha në konferencën ndërmjet Osmanit dhe Rinkevics
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Raportet Kosovë-Letoni, masat e BE-së ndaj Kosovës dhe statusi i vendit kandidat – çka u tha në konferencën ndërmjet Osmanit dhe Rinkevics
Maqedoni

Raportet Kosovë-Letoni, masat e BE-së ndaj Kosovës dhe statusi i vendit kandidat – çka u tha në konferencën ndërmjet Osmanit dhe Rinkevics

admin
Last updated: 21/03/2025 08:56
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Të enjten për vizitë në shtetin tonë ishte presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, gjersa me nderime shtetërore u prit nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.

Të dy liderët konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve. Në konferencën e përbashkët u fol për raportet e ndërsjella, sigurinë, masat e BE-së ndaj Kosovës, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, etj.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics u shpreh se shteti që ai udhëheqë është pro heqjes së masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.

Rinkevics gjithashtu theksoi se e mbështetësin edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Diskutuam edhe për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, dhe qëndrimi i vendit tim është që BE duhet t’i heq ato masa kufizuese. Sa më shpejtë që bëhet kjo aq më mirë. Gjithashtu mbështesim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, vazhdimin e dialogut sepse besojmë se kjo është mënyra më e mirë për ta përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon në një afat më të gjatë”, tha Rinkevics.

Ai tutje tha se nuk mund të premtoj që statusi i vendit kandidat për BE mund t’i jepet Kosovës deri në fund të vitit, duke u shprehur se “nuk mund të flas në emër të të gjitha shteteve anëtare”.

Presidenti letonez theksoi tutje se janë të interesuar që të forcojnë marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Kosovën.

“Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Keni mbështetjen tonë të plotë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjithashtu mbështetje të plotë keni nga Letonia edhe për procesin e integrimit evropian”, ka thënë Rinkevics.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Rinkevics në fund ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, dhe i bëri ftesë publike presidentes Osmani që ta vizitoi Letoninë.

“Jeni e mirëseardhur që ta vizitoni Letoninë”, tha presidenti letonez.

Ndërkaq, e para e shtetit të Kosovës në konferencën e përbashkët ka falënderuar Letoninë për mbështetjen ndaj Kosovës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ajo tha se Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës dhe ka përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar kështu në fuqizimin e shtetit të Kosovës, raporton Telegrafi.

“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës pasi dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme  dhe shumë të vështirë dhe kufizohen me shtete agresore”, tha ajo.

E para e shtetit të Kosovës tha se qytetarët e Kosovës ka nivelin më të lartë të besueshmërisë karshi BE-së.

“Prandaj, është edhe koha që me prioritet të largohen masat e padrejta që Bashkimi Evropian i ka ende në fuqi ndaj Kosovës dhe sa më shpejt që të gjendet metoda, të gjendet mënyra dhe rruga përpara për statusin e vendit kandidat të Republikës sonë”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Osmani tutje tha se sikur Letonia edhe Kosova janë të përkushtuar për vlera euro-atlantike, fqinjësi të mirë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ajo falënderoi presidentin Rinkevics për zgjatjen e mandatit deri në dhjetor 2025 të 140 ushtarëve letonez në Kosovë që janë në kuadër të KFOR-it.

Osmani tha se kanë biseduar edhe për zgjerimin në fushën e mbrojtjes.

“Si rezultat i sfidave të reja të sigurisë diskutuam edhe për modalitetet që Kosova të kontribuojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e sigurisë”, tha ajo, raporton Telegrafi.

“Përderisa, shteti dhe rajoni ynë akoma përballen me veprime destabilizuese të Serbisë, është me rëndësi që BE  të ketë përgjigje të qartë ndaj veprimeve të tilla që synojnë ta kthejnë rajonin në të kaluarën”, tha ajo.

E para e shtetit të Kosovës theksoi se Kosova ka bërë çmos të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe përkundër faktit që këto dy vitet e fundit ka pasur sulme nga Serbia me synimin të aneksimit të një pjese të territorit sipas modelit të Rusisë.

Presidentja tha Kosova i ka bërë balë me sukses kësaj falë forcave profesionale të Kosovës dhe përkrahje së aleatëve.

Sipas saj, mungesa e përgjegjësisë vetëm po e inkurajon Serbinë për veprime tjera.

Në këtë konferencë për media ​Osmani është pyetur edhe lidhur draftin e Asociacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian.

Ajo theksoi se drafti i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo tha se drafti ka probleme të shumta të cilat ia kanë adresuar edhe emisarit të ri të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në takimin e mbajtur në fillim të kësaj jave.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Publikohet imazhi i mbrojtëses për iPhone 17 Air
Next Article Moti sot në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?