By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Piskologët: Të mbijetuarit të marrin trajtim menjëherë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Piskologët: Të mbijetuarit të marrin trajtim menjëherë
Maqedoni

Piskologët: Të mbijetuarit të marrin trajtim menjëherë

admin
Last updated: 23/03/2025 16:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 mars – Tragjedia e rëndë në Koçani tronditi gjithë shoqërinë por trauma më të mëdha shkaktoi te familjet që në lëkurën e tyre ndjejnë dhimbjen nga humbja e më të dashurve të tyre. Psikologët thonë se këto familje por edhe të mbijetuarit duhet të marrin trajtim psikologjik menjëherë në mënyrë që të shmangen çrregullimet që vijnë nga stresi post traumatik.

“Pas çdo ndodhie të një tragjedie të madhe si kjo e Koçanit, por më herët që u përjetuan nga qytetarët tanë, dhimbja emocionale, përjetimi emocional i thellë tek familjarët është i madh, andaj mbështetje psikologjike është thelbësore në përballimin më të lehtë të këtyre situatave posttraumatike, gjë kjo që ndihmon në zbutjen e përjetimit të momenteve të shokut të parë traumatik. Është shumë e rëndësishme që mbështetja e parë psikologjike të jetë të dëgjuarit aktiv dhe empatik të përjetimit të mllefit dhe pranimit të saj, por procesi i pranimit të humbjes dhe zisë ka nevojë për një trajtim më afatgjatë. Në këto momente është me rëndësi që pas tejkalimit të kësaj situate të bëhet një vlerësim i gjendjes psikologjike tek të mbijetuarit dhe familjarët, që pastaj të mund të njëjtat të referohen në shërbime psikoterapeutike dhe psikiatrike gjë kjo që do ndihmojë në prevenimin e një çrregullimi të mundshëm të stresit post traumatik tek të mbijetuarit dhe familjarët e tyre”, tha Nebahate Ziberi, Psikologe.

Sipas Ziberit, të mbijetuarit dhe familjarët e prekur assesi nuk duhet të mbeten vetëm me mbështetjen e parë psikologjike, por të vazhdojnë me trajtimin psikologjik për një periudhë më të gjatë kohore.

“Mbështetja e parë psikologjike në këto situata është e domosdoshme por pasi të kalojë një periudhë, të vazhdohet në procesuimin dhe referimin e shërbimeve të specializuara për ta ri integruar individin e ri, për të mundur të rimëkëmbet dhe të rindërtojë stilin e tij të jetës me këtë ndryshim. Trajtimi është individual dhe secili organizëm e përjeton këtë ngjarje traumatike në mënyrën e tij personale”, shtoi Nebahate Ziberi, Psikologe.
Oda e Psikologëve të Maqedonisë së Veriut ofron mbështetjen e tyre në çdo moment për të mbijetuarit dhe familjarët apo gjithë të tjerët që kanë nevojë për një trajtim të këtillë posttraumatik.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbrojtja nga zjarret, 80 përqind e lokaleve duhet të mbyllen
Next Article Siguria, kontrolle në të gjithë komunat, prioritet çerdhet dhe shkollat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?