By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KSHPK ka filluar verifikim antikorrupsion të ligjeve për veprimtari gastronomike, për mbrojtje dhe shpëtim për mbikëqyrje inspektoriale dhe për vetëqeverisje lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KSHPK ka filluar verifikim antikorrupsion të ligjeve për veprimtari gastronomike, për mbrojtje dhe shpëtim për mbikëqyrje inspektoriale dhe për vetëqeverisje lokale
Maqedoni

KSHPK ka filluar verifikim antikorrupsion të ligjeve për veprimtari gastronomike, për mbrojtje dhe shpëtim për mbikëqyrje inspektoriale dhe për vetëqeverisje lokale

admin
Last updated: 24/03/2025 13:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka filluar verfikimin kundër korrupsionit të Ligjit për veprimtari gastronomike, Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, Ligjit për vetëqeverisje lokale, si dhe ligjeve tjera materiale, me qëllim, siç thonë, të mundësohet zbulimi dhe parandalimi i rreziqeve potenciale nga korrupsioni gjatë zbatimit të procedurave përkatëse të ndërlidhura me dhënien e lejeve dhe licencave për punë, lejet për funksionimin e objekteve hotelierike, si dhe në fushën e mbikëqyrjes mbi to.

Siç njoftoi sot KSHPK, rishikimi i ligjeve kundër korrupsionit si proces nënkupton vlerësim të plotë dhe sistematik të rregulloreve ligjore për të identifikuar mundësitë për keqpërdorime, konflikt të interesit, paqartësitë dhe boshllëqet në ligje që mund të nxisin praktikat korruptive. Njëkohësisht, do të bëhet një analizë dhe vlerësim i plotë i formës dhe përmbajtjes së rregulloreve (ligjeve, akteve nënligjore dhe akteve të tjera të përgjithshme) që janë në përgatitje ose tashmë janë përgatitur nga aspekti i zbatimit praktik të tyre, përputhshmërisë dhe përmirësimit të tyre me qëllim zbulimin, parandalimin dhe minimizimin e rreziqeve në lidhje me mundësinë e korrupsionit dhe konfliktit të interesit që mund të rezultojë në zbatimin e ligjeve.

“Si rezultate kryesore të verifikimit antikorrupsion, presim forcimin e qasjes parandaluese dhe në vend që të reagojmë ndaj praktikave korruptive post-factum, të kemi proaktivitet, gjë që do të mundësojë ligjet të jenë të lira nga rreziqet e korrupsionit. Procedura gjithashtu do të vlerësojë rreziqet dhe do të analizojë dispozita specifike që mund të krijojnë kushte për favorizim, vendimmarrje diskrete ose mungesë të transparencës”, thuhet në komunikatë.

Nga KSHPK thonë se do të përfshijnë shumë palë të interesuara përmes bashkëpunimit me institucionet relevante dhe shoqërinë civile, që do të sigurojë pavarësi dhe objektivitet gjatë analizës.

Të gjitha rezultatet, siç theksojnë KSHPK-ja, do të jenë në dispozicion të publikut dhe i gjithë procesi do të jetë transparent dhe publik, ndërsa raportet dhe rekomandimet do t’i dorëzohen Qeverisë dhe Kuvendit, me qëllim të përmirësimit të këtyre ligjeve, duke ndikuar dhe duke mos lënë hapësirë ​​për aktivitete korruptuese.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Do të vazhdojnë kontrollet inspektuese, tek 70-80 për qind e objekteve janë regjistruar parregullsi, thotë Mickoski
Next Article Regjim i posaçëm në komunikacion sonte në qendër të Shkupit për shkak të marshit protestues

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?