By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama – demokratëve: Votoni PS për hyrjen në BE, përfitojnë studentët dhe pensionistët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama – demokratëve: Votoni PS për hyrjen në BE, përfitojnë studentët dhe pensionistët
Shqipëri

Rama – demokratëve: Votoni PS për hyrjen në BE, përfitojnë studentët dhe pensionistët

admin
Last updated: 24/03/2025 14:45
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në një takim me të rinjtë në Gjirokastër, ku prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut në zgjedhjet e 11 majit.

Rama foli për përfitimet që do të kenë të rinjtë kur Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Duke iu drejtuar prindërve demokratë, Rama tha se edhe nëse nuk e duan PS-në, duhet të bëjnë një llogari që “ne këtu që nuk të pëlqejmë jemi ata që mund ta fusim Shqipërinë në BE dhe askush tjetër nuk e fut dot”.

“Se duhet ta shohëdh nga pozita e interedit tënd si prind për fëmijën tënd që ‘bufi i kënetës’ mund të të bëjë të shpresosh kot se po mundemi ne, po nuk të bën atë që ty të duhet, që fëmijës tënd që sot është 14 vjeç dhe pas 4 vitesh kur të bëhet 18 dhe do të shkojë jashtë për të studiuar ti t’i japësh pasaportën e BE. Dhe duke i dhënë pasaportën e BE, fëmija jot nuk është siç janë sot fëmijët që studiojnë në Evropë, pra nuk trajtohen si studentë të huaj me kuota dhe me tarifa që janë ndryshe, por trajtohet njësoj si studentët evropianë dhe nuk ka absolutisht asnjë dallim dhe i ka të gjitha favoret që i bëhen në Francë francezëve, në Spanjë spanjollëve, në Holandë holandezve, e kështu me radhë”, tha Rama.

“Mund të ketë shumë gjirokastritë që janë në Greqi dhe nuk janë me ne ose janë indiferentë, ose thonë: “Këta janë të gjithë njësoj”. Ne nuk jemi të gjithë njësoj, se po të ishim të gjithë njësoj ne nuk futeshim kurrë në BE. Ne jemi shumë ndryshe pikërisht sepse jemi ne këtu që Shqipërinë do ta fusim në BE dhe janë ata të tjerët që Shqipërinë mund ta fusin vetëm në gropë, siç e kanë futur sa herë që u është dhënë mundësia”, theksoi Rama.

Por, përtej kësaj, shtoi kreu i qeverisë, “ata duhet të mendojnë një gjë shumë të thjeshtë që ankohen vazhdimisht me të drejtë që nuk kanë akoma dokumentet. Një pjesë e tyre nuk kanë dokumente greke. Në momentin që futemi në BE ata marrin pasaportën shqiptare të BE-së dhe që nga ai moment nuk kanë nevojë fare për dokumente greke, sepse mund të rrinë në Athinë me atë pasaportë dhe kanë gjitha liritë dhe të drejtat njësoj si grekët, një për një”.

“Madje, në momentin që marrin pasaportën e BE nuk kemi më nevojë ne të negociojmë me Greqinë as pensionet, sepse çdo vend anëtar i BE të gjithë pensionistët e vet i ka në të njëjtin sistem dhe njohja e pensioneve për punën e bërë në një vend tjetër është automatike. Transferimi i pensionit nga një vend në një vend tjetër është automatik”, tha Rama, duke shtuar se ky është interesi i drejtpërdrejtë, pa lidhje me ngjyrat politike.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kumbaro: Pesë arsye pse duhet të votoni vetëm Partinë Socialiste
Next Article Sako: Shkolla e re e Vadardhës po i shtohet komunitetit të Sukthit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?