Shkup, 24 mars – Komunikacioni në aksin rrugor Dibër – Mavrovë u normalizua, informoi LAMM.
Nga shembja e madhe e dheut ishte bllokuar një korsi nga rruga në aksin rrugor Hanet e Mavrovës – Dibër, në gjatësi prej 20 deri 30 metra dhe në të komunilkacioni nuk zhvillohej. Deri në pastrimin e rrugës, komunikacioni po zhvillohej një herë në njërën, e pastaj në tjetrën korsi.